Atë që dikur e thoshim për arrestimet e hoxhallarëve në Kosovë, tani e tha edhe Rexhep Qosja. Atë kohë, shumë sosh thoshin se po ngutemi në vlerësim të gjendjes në Kosovë. Ndërsa tani doli të jetë ngutur pikërisht gjyqësia, ajo që duhet të mendojë dhe analizojë mirë e hollë para se të merr një vendim të caktuar, sepse fundja një gabim i joni në vlerësim nuk ka pasoja, ose ka shumë pak, por të gabojë në vlerësim institucioni shtetëror është lebeti e zezë.
Burimi: Iljasa Salihu