Ata lexojnë, por mbrapshtë. Ata kuptojnë, por gabimisht. Ata shkruajnë, por hutojnë. Ata japin përgjigje, por fyejnë

Ata lexojnë, por mbrapshtë. Ata kuptojnë, por gabimisht. Ata shkruajnë, por hutojnë. Ata japin përgjigje, por fyejnë

Meqë për radikalizmin po shkruan dhe po flet kush po mundet e kujt po i çohen mornicat, atëherë nuk dyshoj në qëllimin e laikëve për krijimin e patjetërsueshëm të radikalizmit, që pastaj të goditen të gjithë në paketë; liberal, mesatar e radikal.

Këta janë duke vepruar sikurse ai që kishte ndërtuar një shtëpi publike, për ta goditur fillimisht atë shtëpi dhe pastaj disa shtëpi tjera që i kishte mëri. Në sajë të djegies së asaj shtëpie që gjymtonte rëndë moralin, ky kishte krijuar një mundësi të fortë për t’ia vënë flakën gjitha shtëpive tjera që gjenden për rreth.
Me një rast imam Aliu kishte thënë: “Patjetër duhet të njohësh të vërtetën që të dish se kush është me të vërtetën"! Disa politikan tashmë të dështuar në çdo kënd të jetës dhe disa analista helmues, prej helmit të të cilëve as barna nuk mund të bëjnë, të paktën as abc-në e fesë islame nuk e dinë, por që guximshëm i rreken përkufizimit dhe përcaktimit të radikalizmit islam. Këta nuk arrijnë ta kuptojnë se mund të ketë radikalizëm ndër muslimanët dhe jo radikalizëm islam. Këta hiqen se harrojnë se me shtjellimin e kësaj dukurie merren dhe janë marr profesionalisht dijetarët e fesë islame, edhe pse vetë marrja me këtë problematikë nuk është garanci e zhdukjes së tërësishme të radikalizmit ndër muslimanët, ashtu siç vetë prania e policisë dhe e gjykatave që nuk është garantuese e asgjësimit të krimit.