Thuhet se fëmija duhet t’ia kalojë prindërve përsa i përket punës dhe diturisë, përndryshe ai nuk është i suksesshëm. Kjo është e vërtetë, edhe pse kështu thuhet për ta nxitur mbrodhësinë e njeriut, por sërish duhet ditur se fëmija mbetët nxënës i përjetshëm i prindërve. Ai edhe kur të bëhet më i ditur dhe më punëtor sesa ata, sërish është nxënës dhe punëtor krahu për prindërit. Unë tërë ditën e natën mund të shkruaj, madje edhe të krenohem me shkrimet e mia, por para nënës sime që ka vetëm arsimim të ulët, unë jam vetëm një nxënës. Ajo mi mësoi shkronjat e para, në kohën kur unë shkronjat i merrja për lodra. Vallë si do të mbërrija të paktën t’i vargoja si duhet dy vargje pa ndihmën e asaj që me sfilitje mi mësoi shkronjat, pra hapat e para drejt shkrimit dhe leximit?
Burimi: Iljasa Salihu





