Të paktën mediat tona duhet të jenë më syhapur kur paraqesin ndonjë lajm. Nuk duhet që qëllimi përfundimtar i tyre të jetë shikueshmëria e lartë. Nuk i ka hije që lajmi më i keq të llogaritet si lajmi më i mirë në mediumin e tyre. Nuk është e ndershme të thuhet se shtetet e koalicionit do të luftojnë kundër Shtetit Islam. Nuk po luftohet Shteti Islam, por ata që sajuan dhe keqpërdorën një emërtim të këtillë. Mirë do të ishte të thuhet se do të luftohet i ashtuquajturi Shteti Islam, apo mëtuesit e rrejshëm për një shtet të tillë. Në të kundërtën, përdorimi i fjalisë se po luftohet Shteti Islam, është një fyerje dhe provokim i madhe ndaj fesë islame dhe ndaj muslimanëve përmbajtësor.
Burimi: Iljasa Salihu
Home »
» Të paktën mediat tona duhet të jenë më syhapur kur paraqesin ndonjë lajm





