Rikthehet në treg ora Moto 360

Rikthehet në treg ora Moto 360

 

Ora e mençur Moto 360 është rikthyer në treg pasi javë më parë ishte bërë e ditur se janë shitur të gjitha njësitë e lansuara në fillim të shtatorit.

Blerësit mund ta porosisin orën me sistemin operativ Android Wear në faqen zyrtare të Motorolas dhe do të kushtojë 200 funte.

Moto 360 është ora e parë që ka dizajn rrethor, ndërsa së fundmi në këtë dizajn i është bashkuar LG G Watch R dhe Apple Watch.