Me gjithë vështirësitë Prishtina po bëhet

Me votimin nga Kuvendi Komunal të propozim buxhetit, kornizës afat-mesme buxhetore, e të ndërmarrjes publike lokale “Prishtina Parking”, akordimit me BERZH për ndërtimin e një flote të re të autobusëve për qytetin tonë, dhe reformën e ndërmarrjes publike lokale “Trafiku Urban,” po përmbyllet një nëntë-mujor i suksesshëm për Komunën e Prishtinës dhe mua personalisht.
Këto projekte janë themeli i një sistemi modern të mobilitetit në Prishtinë. Me jetësimin e tyre gjatë mandatit të Kryetarit Ahmeti, Prishtina do të bëhet një qytet që mund të krahasohet për nga shërbimet e transportit me çdo kryeqytet në rajon dhe më gjerë.
- me gjithë vështirësitë Prishtina po bëhet

Burimi: Dardan Sejdiu