Gjithherë po na mungon diçka e shtrenjtë


Dikur kishim dëshirë të vinin në shtëpitë tona sa më shumë mysafir. Me ardhjen e tyre kishim mundësi të hanim ndonjë ëmbëlsirë. Tani që kemi mundësi të hamë ëmbëlsira edhe pa na ardhur mysafirët, gjithnjë e më pak po na vijnë mysafir nëpër shtëpitë apo banesat tona.

Sa e habitshme që është jeta nganjëherë. Kishte punuar dhe kursyer shumë teksa shëndeti shkëlqyeshëm i punonte që nesër të mund të ngopet me ato gjëra që dikur vetëm se i shikonte. Pikërisht në këtë kohë, shkaku i një sëmundje, shumicën e gjërave ushqimore mjeku ia kishte ndaluar. Kishte para, por nuk kishte mundësi t’ia plotësonte dëshirat vetes me ato para!

Burimi: Iljasa Salihu