Videon ku shihen modelet me bikini, aviokompania nuk do ta shfaq më në fluturimet e saj, sepse është nënshkruar një peticion onlajn kundër emitimit të saj.
Air New Zealand e ndërpret emitimin e një videospoti për sigurinë gjatë fluturimit, sepse është nënshkruar një peticion onlajn dhe janë hedhur akuza për “seksualizim të trupit femëror”. Peticionin e kanë nënshkruar mbi 7 mijë vetë.
Tani udhëtarëve që fluturojnë me këtë aviokompani iu shfaqet një video më e vjetër ku shihet edhe Ber Grils.






