- Ishte për vetëmbrojtje. Ata na u afruan, nuk kemi sulmuar ne të parët. Ata që janë përgjegjës dërgojnë djelmosha të na vrasin. Fshihen pas tyre, shumica janë rekrutë të rinj dhe nuk kanë nga t`ia mbanë – thotë njëra nga luftëtaret ukrainase duke sqaruar se e kishte patjetër të vriste
Me shpërthimi dhe eskalimin e dhunës në lindje të Ukrainës, femrat luftëtare të Luhanskit u bënë bashkë me meshkujt.
Këto vajza që u bashkuan me luftëtarët me përvojë në luftën kundër Kievit, në përgjithësi kanë pak më shumë se nga 20 vjet, kurse në mesin e tyre është edhe Katerina (21), e cila karrierën e ka filluar si infermiere.
Katerina sqaroi për televizionin "Rasha Tudej' se e kishte të pamundur të mos vriste dikë.
-Ishte për vetëmbrojtje. Ata na u afruan, nuk kemi sulmuar ne të parët. Ata që janë përgjegjës dërgojnë djelmosha të na vrasin. Fshihen pas tyre, shumica janë rekrutë të rinj dhe nuk kanë nga t`ia mbanë – thotë Katerina.

Kurse, ja çka tha kolegja e saj, Olesja, komandantja e batalionit të grave, e cila është martuar me një ushtar që shërben në Sllavjansk.
- Kjo ndodh kur fillon lufta. Ata nuk pyesin për asgjë, vetëm vijnë në vendin tënd. Kam qenë një grua normale, bile di të gatuaj shumë mirë – thotë ajo për RT dhe shton se lufta nuk ka qenë pjesë e jetës së saj.
- Para disa ditësh shkova te floktorja dhe pashë se si më shikonte e frikësuar. Kisha harruar ta lë pistoletën në shtëpi, ndodh edhe kjo - thotë Olesja./tetovanews.info
Shikojeni videon:
Shikojeni videon: