Tmerrohen udhëtarët, aeroplani mbushet me ujë (VIDEO)


Mjeti fluturues i kompanisë “Qantas” është përfshirë nga uji si pasojë e plasjes së tubacioneve.
Frikë në bord, gjatë një fluturimi të kryer prej kompanisë australiane “Qantas”. Aeroplani i ngritur nga Los Angeles në drejtim të Melburnit, është përfshirë nga uji si pasojë e plasjes së tubacioneve dhe është dashur të bëjë një zbarkim emergjence, duke u rikthyer në pikënisje. Natyrisht, paniku ka përfshirë pasagjerët nga ngjarja e papritur që ka ndodhur në bord.