Shenjat e natës së kadrit:
E para: Nata mos të jetë as e nxehtë e as e ftohtë.
E dyta: Të jetë natë e shndritshme.
E treta: Në këtë natë zbresin shumë engjëj.
E katërta: Dielli në agimin e saj lind pa rreze.
Argumentet për këto shenja:
I Dërguari i Allahut –sal lAllahu alejhi ue selem- ka thënë: “Nata e Kadrit është natë e shndritshme, as e ftohtë e as e nxehtë, dielli në agim lind i kuq i dobët”. Transmeton Ibn Huzejme dhe e ka saktësuar shejh Albani.
I Dërguari i Allahut –sal lAllahu alejhi ue selem- ka thënë: “Mua m'u tregua nata e Kadrit, e më pas m'u harrua. Ajo gjendet në dhjetë netët e fundit. Ajo natë është e shndritshme nuk është as e ftohtë e as e nxehtë, sikur të kishte në të një hënë që shndriste yjet e saj. Nuk del shejtani i saj deri sa të dali agimi i saj” Transmeton Ibn Hibani, (hadithi është i saktë me rrugët e tij).
I Dërguari i Allahut –sal lAllahu alejhi ue selem- ka thënë: “Shenja e saj (natës së Kadrit) është që të lindi dielli në agimin e saj i bardhë pa rreze”. Transmeton imam Muslimi.I Dërguari i Allahut –sal lAllahu alejhi ue selem- ka thënë: “Nata e Kadrit është natë e shndritshme, as e ftohtë e as e nxehtë, dielli në agim lind i kuq i dobët”. Transmeton Ibn Huzejme dhe e ka saktësuar shejh Albani.
I Dërguari i Allahut –sal lAllahu alejhi ue selem- ka thënë: “Mua m'u tregua nata e Kadrit, e më pas m'u harrua. Ajo gjendet në dhjetë netët e fundit. Ajo natë është e shndritshme nuk është as e ftohtë e as e nxehtë, sikur të kishte në të një hënë që shndriste yjet e saj. Nuk del shejtani i saj deri sa të dali agimi i saj” Transmeton Ibn Hibani, (hadithi është i saktë me rrugët e tij).
Janë përmendur edhe disa shenja të tjera që nuk kanë argumente si:
1. Mos të lehin në të qentë.
2. Mos të bien yje prej qiellit.
3. Të bjerë shi në atë natë.
1. Mos të lehin në të qentë.
2. Mos të bien yje prej qiellit.
3. Të bjerë shi në atë natë.
Përktheu: Abdurrahman RAMA





