Shaqiri, Xhaka e Behrami nga Brazili në Kosovë (Foto)


Treshja kosovare, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami pritet që menjëherë pasi që të kthehe nga Brazili në Zvicër nesër, pas disa ditësh të vijnë në Kosovë për të vizituar familjet e tyre këtu.
Lajmin e ka bërë të ditur Blerim Destani, për Top Channel i cili aktualisht ëshë duke qëndruar së bashku me yjet e Zvicrës në Brazil.
"Tash do të vijnë në Kosovë për të kaluar disa ditë me familjet e tyre", ka thënë Destani për "Procesin Sportiv", duke shtuar.
"Ndërsa pas disa ditësh kemi vendosur që pushimet t'i kalojmë në Ibiza të Spanjës të gjithë së bashku", përfunduar Destani./Zeri