Rita Ora arrin një tjetër sukses në fushën e promocionit. Pas këngëve që shndërrohen në hite menjëherë pasi publikohen, këngëtares nga Kosova po i ecën mirë edhe me kompanitë e mëdha, të cilat shpesh i propozojnë të bëhet imazh i produkteve të tyre.
Pas kontratës me Adidas, ajo është bërë imazh i një kompanie shumë të madhe për prodhimin e veturave. Rita është shfaqur në Berlin, si imazh i prodhimit të ri të Toyotas, e cila ka sjell në treg Toyota Aygo. Rita ka zgjedhur një makinë të kuqe, ngjyra e saj e preferuar.
“Berlin!Promovimi i Toyota Aygo të re! Makina ka të njëjtën ngjyrë si buzëkuqi im”, ka shkruar Rita Ora në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook.
Si gjithmonë, Rita është shprehur krenare me vendlindjen e saj, ndërsa ka dhënë një intervistë për kanalin televiziv gjerman, RTL.









