Gjashtë të rinj janë fotografuar duke pirë vodka në një shtëpi, një tjetër është fotografuar duke pirë duhan dhe marijuanë në një park të qytetit. Nuk do të ishin të jashtëzakonshme këto foto nëse nuk do të ishin bërë në Iran, një shtet i cili drejtohet nga një qeveri dhe regjim i ashpër.
Imazhet tregojnë se si disa prej të rinjve të vendit jetojnë në të vërtetë, duke i’u fshehur syrit mos pranues të regjimit të ashpër të vendit. Ata festojnë, rregullojnë defektet me kirurgji plastike, dhe marrin drogë lehtësisht në fshehtësi.
Të rinjtë takohen me njëri-tjetrin në qoshet e fshehura të parqeve të qytetit, organizojnë festa intime në shtëpitë e njëri-tjetrit dhe gjejnë mënyra për të ndryshme për të udhëtuar nga qendra e qytetit, duke dalë jashtë regjimit shtypës të qeverisë.
Çiftet e pamartuara mbajnë duart në publik, adoleshentët dëgjojnë muzikë perëndimore dhe duket se gjithçka po shkon drejt modernitetit.








