Pushimet e shfrenuara të britanikëve mes drogës dhe seksit (VIDEO)


Britanikët shpesh janë përfolur për pushimet e shfrenuara që bëjnë në verë. Pushuesit britanikë  preferojnë që pushimet e verës t’i kalojnë në ishullin e Spanjës, ose në ishujt grekë. 
Dhe çdo vit ata janë përfolur nëpër media për skandalet që kanë bërë. Këtë vit lajmet për skandalet e britanikëve vijnë nga ishulli i Spanjës, Ibiza. 
Ky vend njihet si vendi i famshëm i festave të shfrenuara, ku dhe këtë nuk kanë munguar edhe incidentet e para.
Në një rast të tillë, një turist britanik është arrestuar nga policia spanjolle pasi nisi të kafshojë pushuesit e tjerë. Pas arrestimit u mësuar se i riu britanik ishte nën efektin e “Kanibal” një lloj droge ekstreme që autoritetet spanjolle druhen se ka hyrë në ishull dhe është pjesë në festat e shfrenuara që organizojnë lokalet e famshme të ishullit.
Në një tjetër incident protagonistë u bënë sërish britanikët. Këtë herë një e re është filmuar në ishullin e Majorkas teksa kryente akte seksuale me 24 meshkuj në një lokal nate dhe gjithçka…për të përfituar një pije falas që kushtonte 5 euro.
Mësohet se vajza britanike është vetëm 18 vjeç dhe u përfshi në një lojë seksuale, për të fituar një ftesë për pushime, por fatkeqësit gjithçka ishte keqkuptuar pasi ashtu e kishte emirn një pije e bërë nga përzierja e vodkës me xhin. 
Videoja e filmuar në zonën e njohur si Magaluf ka tronditur opinionin britanik e atë spanjoll. Autoritetet vendase me urdhër të kryebashkiakut kanë nisur një hetim për të identifikuar protagonistët e videos dhe për të gjetur nëse bëhet fjalë për një vepër penale apo jo. 
Videoja zgjat rreth 2 minuta, ku tregohet adoleshentja mes 24 meshkujve.