Portali “Telegrafi” bastardhon gjuhën shqipe: I ngatërron edhe kecat (edhat) me qengjat!

Shëndeti gjuhësor i përdorimit të shqipes dita më ditë po rrënohet e po ligështohet dhe gjithnjë e më tepër po merr përmasa shqetësuese mbarëkombëtare. Në këtë rrëmujë të keqpërdorimit të shqipes prijnë edhe portalet e shumta shqiptare në internet.