Miranda Hashani: Këngëtaret që po zhvishen kanë probleme mendore (Video)


Këngëtarja Miranda Hashani e cila është rikthyer pas tri viteve në skenë, është shfaqur sërish shumë e ashpër me disa kolege të saja, të cilat po paraqiten më zhveshje të tepruara.
Pas kthimit nga Berlini ku ajo ishte e përkushtuar ndaj dy djemve të saj dhe ishte krejtësisht e tërhequr edhe ndaj tregut të muzikës shqiptare, këngëtarja Hashani thotë se është habitur me klipet që i ka parë të disa kolegëve të saja. Sipas saj klipet e reja të tyre po shfaqen me lakurëqësi të tepruar dhe sikur fjala intimitet nuk po egziston më. “Unë u riktheva në “Videofest” pas gjashtë shtatë vitesh dhe mendoja se veshja është po ashtu e respektuar si në atë kohë.
Aty ku unë shkova pash vetëm zhveshje, nuk e di pse i kishin veshur edhe ata fustana të cilat edhe ashtu ishin transparente. Më mirë të kishin ardhur edhe pa to. Thjeshtë m’u dukë vetja sikur të jam në ato paradat erotike të Berlinit. Unë, nuk po i kuptoj, me siguri duhet të kanë probleme mendore, sepse një njeri normal nuk del në atë mënyrë. Skena është shenjtë dhe secili duhet të jap një porosi edukative për gjeneratat e reja e jo degjenerusese”, ka thënë këngëtarja Hashani në emisionin “Anima” në “ KTV”.