Ky njeri bën punën më të çuditshme në botë! (VIDEO) (FOTO)

Se çka mendojnë të afërmit e tij për punën me të cilën merret, ai thotë: “ Miqtë e mi dhe familja mendojnë se jam pak i marrë”.


Xhorxh Oldriç, pothuajse 40 vjet bën punën e çuditshme për Agjencinë Amerikane të Hapësirës(NASA). Detyra e tij është që t`i marr erë çdo sendi a objekti që duhet të çohet në hapësirë. Ai iu merr erë të gjitha gjërave që astronautët i marrin me vete.Kështu që, deri tani iu ka marrë erë lbrave, rrobave, orëve, ngjitëseve, por edhe pjesëve të pajisjeve speciale.


Puna e tij është e rëndësisë së veçantë, sepse edhe aroma më e vogël e pakëndshme mund të mbetet me vite në stacionin hapësinor dhe të ndikojë në shëndetin e astronautëve.
Nëse Xhorxhi nuk arrin të identifikojë vetëm një lëndë problematike, krejt misioni mund të jetë në rrezik, thonë ekspertët.


- Nëse këtu në terren ekziston ndonjë erë e pakëndshme, si ajo e toaletit ose e portit, pas një kohe çdo gjë do të marrë këtë erë. Ajo që e bën aromën të zhduket është përzierja me ajrin që vjen si shtesë, por në stacionin hapësinor ose në shatëll nuk ka ajër shtesë, nuk mund ta hapim dritaren dhe të fusim ajër të pastër nga jashtë – thotë Suzana Harper, menaxhere e laboratorit nazal të NASA-s.


Oldriç punon në qendrën hapësinore “Lindon B. Xhonson” 38 vjet me radhë. Në pyetjen se çka mendojnë të afërmit e tij për punën me të cilën merret, ai thotë: “ Miqtë e mi dhe familja mendojnë se jam pak i marrë”./tetovanews.info

Shikojeni videon: