Kur luanit i ngec koka në…! (VIDEO)


Ndërsa te mëdhenjtë e kopesë se luanëve kishin bere detyrën, një këlysh kishte shpejtuar për te shuar urine duke kërkuar ndoshta ne pjesën me te bute te trupit te buallit, aty ku dhe dhembet e tij do ta kishin me te lehte.
Bualli gjendej aty ne “sofrën” e improvizuar  dhe kopeja ishte duke u shtruar për dreke, luani i vogël pasi gjeti pjesën ku dhembet e tij mund t’i hynin ne pune, futi gabimisht te gjithë kokën, ndoshta aty ku nuk duhej. Pikërisht ne prapanicën e buallit.
Për shkak te fenomenit te njohur qe ne fiziologji quhet “rigor mortis”, duket se muskulatura e rektumit te buallit ishte ftohur dhe ngrire, duke mos lejuar rihapjen e kanalit çka do t’i mundësonte luanit te vogël nxjerrjen e kokës.
Me kot përpiqej këlyshi por duket se nuk gjeti derman. Po kështu edhe luanët e mëdhenj qe i vinin rrotull ndoshta nuk arrinin ta kuptonin vështirësinë ne te cilën ndodhej këlyshi dhe u dorëzuan përpara situatës.