Jessica Alba shfaqet joshëse në revistën 'Britain’s GQ'


Aktorja Jessica Alba është një nënë e zënë me dy fëmijë dhe e ngarkuar me projekte filmike, por ka kohë edhe që t’i shpërfaqi botës mbarë linjat dhe pamjen e saj fizike. 

Ajo shfaqet seksi dhe shumë joshëse  në revistën britanike “GQ” për muajin gusht. Gjatë intervistës për “GQ”, ylli i kinematografisë dha edhe disa këshilla për atë që meshkujt nuk duhet të veshin gjatë kësaj vere.

“Nuk duhet të veshin rroba që janë të ngushta. Kostumet e banjos duhet të jenë të bollshme. Nuk jam fanse e bluzave ose pantallonave që kanë printe”, thotë Alba.

E pyetur për rolin e Nancy Callahan në “Sin City” ajo tha: “Jam përpjekur shumë. Ka shumë kërcim, por kërcimi është i lidhur me historinë. Nancy është e alkoolizuar, depresionuar dhe  shumë e mërzitur. Kërcimet në film reflektojnë atë që ajo është.”

“Tashmë me rolet ndihem shumë më rehat. Kur isha më e re isha e ndrojtur dhe kisha frikë, isha shumë e pasigurtë, por tashmë jam nënë dhe gjithçka ka ndryshuar”, thotë aktorja për “GQ”.