Ja si punohet plisi - simboli shqiptar (Video+Foto)


“Plisi e pushka mbahen ngatë”, thotë një fjalë popullore sikur për të treguar rëndësinë që e ka ky simbol për popullin shqiptar, simbol ky pasqyron identitetin kombëtar shqiptar.
Hulumtimet historike rrëfejnë që plisi është përdorur qysh në mijëvjeçarin e dytë para erës sonë, kurse në trojet shqiptare ka nisur të përdoret në shekullin e XVII, duke u bërë kështu kësula e cila ka shfaqur burrëri e krenari.
Punimin e plisit, simbolit që është ruajtur me kaq xhelozi në trojet tona, kanë pasur mundësi ta shohin vizitorët e “Javës së artizanaleve”, javë kjo që po mbahet në muzeun etnologjik, këtu në Prishtinë.