Fejzi Hajdari: “Protesta pasojë e papjekurisë së politikës shqiptare”


“Nëse qeveria nuk ndryshon diçka, mendojë se rezistenca e shqiptarëve gjithnjë nëpërmjet protestave paqësore, duhet të jetë me afatgjate. Nëse shqiptarët nuk tregojnë nivelin e përgjegjësisë për t’u vetëmbrojtur nga ky diskurs politik qeveritar, atëherë është çështje dite, se kur do t’u përsëriten atyre rastet e këtillë të proceseve të montuara politike, nëpërmjet të cilëve shqiptarëve u dërgohet sinjal për t’u disiplinuar dhe për t’iu treguar se kush është pronar i këtij shteti”, ka thënë në një intervistë për Televizioni “KLAN- Kosova” botuesi i gazetës “Lajm”, Fejzi Hajdari.
Në një intervistë dhënë për Televizionin ““KLAN- Kosova” rreth protestave në Shkup për rastin “Monstra”, botuesi i Gazetës Lajm tha se protestat e sotme kundër shqiptimit të dënimeve me burg të përjetshëm për 6 shqiptarët në rastin “Mostra”, janë rezultat i papjekurisë politike të shqiptarëve të këtushëm.
“Paramendoni ne, flas për shumicën e shqiptarëve në Maqedoni, akoma vazhdojmë ta votojmë partinë politike shqiptare e cila duke qenë në qeveri tani 3 mandate, kanë ndodhur gjykimet e montuara politike për shqiptarët, siç është rasti i Sopotit, ku janë dënuar shqiptarë me mbi 100 vjetë burg, ndërkohë që ky proces gjyqësor akoma nuk ka është mbyllur. Pastaj revolta e shqiptarëve të këtushëm është pasojë edhe e neglizhencës së Tiranës dhe Prishtinës, për shqiptarët e këtushëm të cilët vazhdimisht janë nën ‘dhëmbin diskriminuese’ nga qeveria, edhe pse realisht pjesë e qeverisë është edhe partia shqiptare e cila nuk ka kurrfarë ndikimi në vendimmarrje. Unë shpesh herë them se Tirana dhe Prishtina, duhet të marrin mësim nga serbët e Mitrovicës, për të cilët Beogradi zyrtar kujdeset në mënyrë të vazhdueshme, madje kujdeset edhe për serbët ku janë me 1% të përfaqësuar. Ndërsa, Tirana dhe Prishtina zyrtare, pothuajse fare nuk interesohen për shqiptarët e Maqedonisë, madje edhe atëherë kur shqiptarëve u shqiptohen dënime me burg të përjetshëm si në rastin konkret. Vetëm një fakt ju lutem, gjykime të këtilla siç ishte rasti me 6 shqiptarët, shqiptarëve nuk ju kanë shqiptuar as gjykatat e Serbisë, madje as Tribunali i Hagës, që dënonte për krime të rënda lufte. Ndërkohë që shqiptarët tek Rasti “Monstra”, sikurse edhe tek rasti i Sopotit, po dënohen pa kurrfarë provash materiale dhe dëshmi. Kjo është një dëshmi konkrete, për pafuqinë, mungesën e potencës politike shqiptare ne qeveri”, tha zoti Hajdari.
Ai mendon se  nëse shqiptarët akoma vazhdojnë t’i votojnë partitë, të cilat janë përgjegjëse direkte që shqiptaret dënohen pa dëshmi ne rastin “Monstra”, Sopoti, Brodeci…, në të ardhmen prapë ka mundësi të përsëriten dënimet e këtilla drastike pa kurrfarë baze ligjore ndaj shqiptarëve. “Shqiptarët nuk duhet t’i votojnë partitë që i dëmtojnë shqiptarët, sepse kjo situatë e dhembshme për ata mund të përsëritet vazhdimisht”, është shprehur zoti Hajdari, duke shtuar se nëse protestat e sotme përfundojnë vetëm me kaq, ndërkohë që pushteti nuk ndryshon diskursin antishqiptar, “atëherë dyshoj, se protestat e këtilla mund t’i ketë organizuar ndonjë shërbim sekret ose partitë në pushtet BDI ose VMRO”.
“Nëse qeveria nuk ndryshon diçka, mendojë se rezistenca e shqiptarëve gjithnjë nëpërmjet protestave paqësore, duhet të jetë me afatgjate. Nëse shqiptarët nuk tregojnë nivelin e përgjegjësisë për t’u vetëmbrojtur nga ky diskurs politik qeveritar, atëherë është çështje dite, se kur do t’u përsëriten atyre rastet e këtillë të proceseve të montuara politike, nëpërmjet të cilëve shqiptarëve u dërgohet sinjal për t’u disiplinuar dhe për t’iu treguar se kush është pronar i këtij shteti. Heshtja e partive shqiptare edhe pas shqiptimit te dënimeve për shqiptareve, është shume e diskutueshme dhe le shume për t’u dyshuar”, ka thënë në një intervistë për Televizioni “KLAN- Kosova” botuesi i gazetës “Lajm”, Fejzi Hajdari.