Kjo kafene është si një vetëshërbim, e cila funksionon duke iu dedikuar njerëzve të ndershëm që e vizitojnë
Nëse ndonjëherë ju bie rruga për në Kaliforninë Veriore dhe futeni në një kafene me emrin “The vault”, do ta hetoni menjëherë se aty nuk ka kamarierë që të të shërbejnë. Arsyeja është se “The vault” është një kafene si vetëshërbim dhe iu dedikohet njerëzve të ndershëm që e vizitojnë. Vetë e përgatisni çajin, merrni sheqer, patatina, ose akullore, e shikoni në meny se sa kushtojnë dhe i lërni paratë te pilti. Ekziston edhe mundësia e pagesës me kartë ose me çek.
“Duket e pabesueshme, po njerëzit vërtetë janë të ndershëm. Kur i numërojmë në fund të ditës gjërat që janë shitur, rregullisht ndodh që të lënë mbi 15 për qind më shumë të holla se sa çmimi i ekspozuar në çmimore, thotë Dejvid Brek, pronar i kafenesë./tetovanews.info
Shikojeni videon:
Shikojeni videon:






