Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani gjithmonë ka treguar mbeshtetjen e tij për futbollistët shqiptarë.
Përveç se ka miqësi me të gjithë futbollistët tanë që luajnë për Zvicren, ai iu gjendet pranë thuajse në secilën ndeshje të rëndësishme të tyre. Destani, ka udhëtuar drejtë Brazilit për të mbështetur përfaqësuesen zvicerane, e në veçanti futbollistët shqiptarë. Pak para ndeshjes ai është fotografuar së bashku me Granitin, ndërsa ka pasur të veshur fanellen e përfaqësueses zvicerane.