Adolf Hitler, xhelozi i përbindshëm


Historitë e liderit të Gjermanisë naziste, nga fillimet e jetës, deri në aventurat e fundit

Nga Rajna Kovaçi

Mendohet se i ati dhe e ëma e Hitlerit kishin lidhje gjaku. Nga kisha u dolën pengesa, por Alois, i ati, i zgjidhi dhe çifti u martua. Klara e ëma, lindi 6 fëmijë. Tre të parët Gustavi, Ide dhe Ottoja erdhën njëri pas tjetrit. Vdiqën fare të mitur. Më 20 prill të viti 1889 doli në dritë fëmija i katërt. Ai ishte shëndetlig. E çuan në kishë dhe e pagëzuan me emrin Adolfus. Emri i tij u shkurtua në Adolf. Por Klara kujdesej edhe për dy fëmijët e mëparshëm të burrit të vetë, Aloisin e ri dhe Anxhelën. Më vonë Klara lindi një djalë të quajtur Edmond dhe dy vjet më vonë familjes iu shtua edhe një vajzë tjetër që e pagëzuan me emrin Paola. E mbingarkuar nga detyrimet e pafundme të shtëpisë Klara tani po i kushtonte gjithnjë e më pak vëmendje Adolfit. Në moshën 7 vjeçare Adolfi i vogël luante i lirë me shokët e tij nëpër fshat. Dallohej për kuriozitetine pafund.
Më vonë, tek ai u vu re pasioni i madh për të lexuar dhe prirja për të vizatuar. Shkrimtari që adhuronte më shumë ishte Feminor Kuper. Në moshën 10 vjeçare vendosi të bëhej piktor. Por gjatë fëmijërisë ai pati edhe një dëshirë tjetër të çuditshme, të bëhej prift. Një person tjetër me lidhje gjalu me familjen Hitler ishte edhe mbesa e Klarës, Maria Shmidt. Më vonë ajo ka shkruar kujtimet e veta për Adolf Hitlerin. Sipas Maries Adolfi e kishte zakon të mbyllej në vetmi të plotë me orë të tëra, duke patur si miq të pandarë librat dhe pikturat. Nganjëherë Maria dhe shoqet e saj e ngacmonin Hitlerin duke i hedhur xhamit guraleca të vegjël. Kjo gjë e tërbonte diktatorin e ardhshëm. Një të kapërcuer i bënte parvazit të dritares dhe nuk e ndalte hapin sa t`i kapte çupat dhe t`i ndëshkonte sipas mënyrave të egra të të atit, domethënë, rripi i ashpër lëkure, i mbiquajtur ” kamzhik hipopotami”
Inteligjenca e Adolfit do të zbulohej menjëherë sapo fillonte shkollën në shënimet e regjistrave që kanë parë biografët e Hitlerit, si përshembull E. F. Dland si ai dhe motra e tij Anxhela kanë qenë nxënës shembullorë. Pasi i ati doli në pensiom familja përfundimisht u vendos në Linz.
Ishte rreth moshës 12 vjeçare kur karakteri i tij fillojë të ndryshojë. Nga nxënës shembullor, në një nga nxënësit më të këqinj. Marrdhëniet e tij me të atin ishin për faqe të zezë. Midis tyre ishte shpallur lufta e hapur.
Alloisi i konsideronte artistët si qenie inferiore të vdisnin për bukën e gojës. Për të birin ai kishte plane të tjera. Do të donte që Hitleri të merrte si shembull karrerën e tij prej zyrtari, për të siguruar një pozitë ku do të kishte të ardhura të mjaftueshme për të bërë një jetë prej borgjezi të vogël. Dëshira e Aloist, ishte që Adolfi të regjistrihej në Realshul -en Linz, që ishte një shkollë e lartë teknike dhe me emër të mirë. As që mund ta çonte një gjë të tillë nëpër mend Adolfi i ri. Vite më vonë, në librin e tij “Mein Kampf”, ai i përshkruan kështu ndjenjat e veta:
“ Nuk kisha pikë dëshirë të bëhesha një nëpunës i rëndomtë i administratës civile. Më trazoheshin zorrët e barkut tek mendoja se do të katandisesha në një nëpunës që do i duhej të ulej pranë tavolinës së tij të punës, i burgosur brenda katër mureve të zyrës, duke qënë pjesërisht i privuar nga liria e veprimit për t`u bërë zot i kohës time.”
Aloisi ngulte këmbë, duke mos çarë kokën për prirjet dhe dëshirat e të birit. Më në fund, pas shumë zhurmë, Adolfi u paraqit në provimet e pranimit për vitin akademik 1900 dhe përfundimi: dështim i plotë.
Më vonë Adolfi do të pohonte se rezultatet e dobëta në provimet e pranimit për në Realshule nuk ishin tjetër veçse neglizhenca për t`ju përveshur punës seriozisht dhe kjo me shpresë se dikur të atit do t`i mbushej mendja të hiqte dorë dhe ai të vazhdonte studimet për pikturë. Në të vërtetë, talenti i Hitlerit për pikturë qëndronte nën mesataren, dhe mund të themi se shtysa për të kundërshtuar të atin qëndronte kryesisht në kokëfortësinë e tij. Kështu, ai u rrëzua në provimet e pranimit disa herë radhazi. Hitleri i urrente për vdekje të shumtët e mësuesve të tij. E njëjta gjë ndodhte edhe me bashkëmoshatarët e tij. Ai ishte transformuar në një njeri të zymtë e të mbyllur, të cilit i kishin mbetur shumë pak miq e shokë. Në mënyrë të veçantë për mësuesit ushqente një neveri të hidhur. Vite më vonë njërin do ta quante si “idiot”, tjetrin si të “krisur” apo me “gjak të papastër”. Megjithatë, disa i kishin shpëtuar zemërimit të tij. Njëri prej tyre ishte Dr. Leopold Poestsh, i cili jepte lëndën e historisë. Ai, - shkruante Hitleri,- kishte forcën e duhur për t`i transformuar faktet e thata historike në një realitet të shkëlqyer. Ai dinte si ta fuste në zemër lëndën e historisë.
Kur Adolf Hitleri u bë zot i gjithë pushtetshëm i Gjermanisë e ftoi profesorin me një pritje të veçantë në Berlin.Plaku ishte pensionist, por fakti që ish-mësuesi i tij i adhuruar ishte bërë anëtar i Partisë Naziste, e lumturoi deri në ekstazë ish- nxënësin.
Hitleri vazhdoi studimet e tij të palavdishme për më tepër se katër vjet. Më se njëherë mësuesit e kishin këshilluar më kot t`u shtrohej mësimeve. Para fillimit të pushimeve verore të vitit 1904 drejtori i shkollës do të lajmëronte se nuk kishte të drejtë të vazhdonte vitin tjetër.
Ndërkohë lufta ndërmjet Aloisit dhe të birit vazhdonte të zhvillohej me të njëjtin intensitet deri më tre janar 1903. Si zakonisht, atë mëngjes i ati u nis në pijetoren e fshatit. Dyll i verdhë në fytyrë, ai i tha miqve të tij të gotës se nuk ndjehej mirë. Nuk kaluan disa çaste dhe ai u shemb në krahët e shokëve për të mos u ngritur më. Ai vdiq në moshën 65 vjeçare, në kohën kur i biri hynte në të katërmbëdhjetat.
Megjithëse nuk e kishin honepsur kurrë njëri tjetrin, Adolfi derdhi lot pranë shtratit ku prehej i vdekuri. Kjo ndodhi një vit pasi drejtori i Realshulës ta thërriste në zyrë dhe ta lajmëronte se nuk do të kishte të bënte më me këtë shkollë. Kjo qe një goditje e tmerrshme për Klarën, goditje nga e cila ajo nuk do ta merrte më veten kurrë. Ishte e vërtetë që Klara ushqente respekt për prirjet artistike të të birit, por ashtu si dhe i shoqi, ajo mendonte se nëpunësia ishte karrierë e sigurtë për të birin. Kështu, ajo e futi të birin në një shkollë tjetër teknike, këtë radhë në Stirnje, qytezë jo shumë larg Spittalit.
Donaldi thekson se dashuria ndërmjet nënës dhe të birit kishte qenë gjithmonë e thellë. Në grindjet e vazhdueshme me të atin, ajo kishte mbajtur, gjithmonë krahun e të birit, bile edhe në ato raste kur dukej açik që ai nuk kishte të drejtë. Kjo ishte arsyeja pse ajo shpresonte se i biri nuk do t`ja prishte për t`u regjistruar në një shkollë tjetër teknike. Ai iu bind lutjeve të pafund të Klarës. I palumtur Adolfi duroj edhe një vit tjetër shkollimi. Dhe përsëri dështim. Edukimit normal të Hitlerit nëpërmjet një shkolle të zakonshme i kishte ardhur fundi.

Me t`i shporrur librat vendosi të rronte ashtu si e kishte edhe paraqitjen e jashtme. Duke u endur përgjatë brigjeve të Danubit, ai pikturonte çfarëdo lloj pamje që e impresiononte. Në Linz shpesh mbrëmjeve shkonte në opera apo në koncerte. Me kalimin e kohës Adolfi u bë një admirues i përjetshëm i muzikës së Vagnerit. Gjatë mbrëmjeve në opera njohu një djalë të ri të quajtur Augustus Kubisheku. Adolfi i vuri nofkën “Gusli”. Gusli ishte një pianist i ri, mjaft i talentuar. Pikërisht nga ai ne kemi një përshkrim të Hitlerit. Nëqoftëse Hitlerit i pëlqente të sillej si artist, mënyra si vishej as që e përligjte këtë pretendim. Sipas Guslit, kur e kishte takuar për herë të parë diktatorin e ardhshëm, e pa të katandisur brenda një palltoje të gjatë, ndërsa në dorë mbante një bastun prej kallami me dorezë të fildishtë. Gusli e përshkruan si një të ri që tregonte interes për gratë. Por, interesi i tij për gratë kishte në vetvete diçka jo normale. Hitleri tregohej jashtëzakoisht i ndrojtur për t`ju afruar atyre. Një ditë të zakonshme, kur shëtisnin të dy në parkun e Linzitrastisen panë një vajzë bjonde mjaft tërheqëse. Adolfi ra menjëherë në dashuri dhe nxitoi për t`ja mësuar shtëpinë se ku banonte. Pas kësaj ai filloj të ndiqte çupën nga pas, shkruante vjersha të përmalluara për të, por nuk guxoi kurrë ta ndalonte dhe t`ja jepte ato. Ai i pohonte Guslit se në imagjinatën e tij, bjondja e bukur tashmë ishte bërë gruaja e tij. Kjo romancë dashurie vazhdoi një muaj të tërë. Më kot e nxiste Gusli që ai ta takonte vajzën. “Vite më vonë, kur i thashë se kishte qenë e adhuruara e diktatorit, ajo shprehu habinë më të thellë. Sipas saj, ajo as që e kishte vënë re ndonjë herë praninë e tij.

Sidoqoftë, gjatë jetës së tij Hitleri ka patur të bëjë me shume gra, me të cilat pati historira dashurie. Por, sipas biografit të tij Donald, ai pranonte të bënte dashuri vetëm me gra të kauzës së tij, ndërsa të tjerat, i anashkalonte e bile, shfaqte ndaj tyre bezdi. Në  përgjithësi nazet e femrave e acaronin.
Shoqëruesit e tij  kishin vënë re se sa herë që i rastiste të takohej me gra të cilat bënin një prezantim romantik, Hitleri e ndjente veten ngushtë, e bile zemërohej. Cili do të ishte vallë burimi i vërtetë i një sjelljeje të tillë? Gjatë viteve janë hedhur shumë hamendje. Disa i qëndrojnë mendimit se diktatori jetonte në gjendje të përhershme stresimi seksual, e disa të tjerë duke gërmuar subkoshiencën e tij mendojnë, se shkaku i vërtetë lidhet me Klarën nënën e tij. Thellë në shpirt ai dëshironte që të gjitha gratë t’i ngjisnin modelit të Klarës, të një gruaje që sipas mendjes së Hitlerit, ishte fare pa të meta, ideale. Në karakterin e Hitlerit, sidomos gjatë vitetve të adoleshencës, kishin vënë re edhe tipare të tjera të vecanta. Bie fjala, sapo provoi cigaren e parë, aty për aty u betua se nuk da ta vinte më kurrën e kurrës duhanin në gojë. Ditën që vendosi që të mos shkonte më në shkollën teknike të Stirit ai e festoi duke pirë aq shumë verë saqë pa e kuptuar as vetë këmbët e çuan jashtë qytetit, duke përfunduar në një rrugë fshati. Që atë ditë u betua se nuk do të pinte më asnjë pikë alkol. Më vonë e shpalli veten vegjetarian të palëkundur. Të lënit e duhanit dhe largimi pakusht nga gota, vese këto që nuk dënoheshin nga opinioni i shoqërisë i kohës së tij, flasin për një personalitet i cili dominohej nga shtysa të brendshme të fuqishme vendimarrëse? I nxitur nga këto shtysa, të nesërmen, ai do të ishte i gatshëm për të marrë vendime të tjera, të cilat për nga përmasat e perversitetit, do të ishin më të pashembullt.
Adolfi ishte i bindur qysh herët që puna e rëndomtë nuk i shkonte karakterit të tij, por ai duhej t’i bindej realitetit dhe sidomos vullnetit të të atiti të ndjerë që e kishte dashur të birin të punësuar në ndonjë zyrë shtetërore. Ky problem mbeti i pazgjidhur derisa Adolfi shkeli të  tetëmbëdhjetat. Gjatë kësaj kohe beteja mes Klarës dhe të birit kishte mbetur e hapur. Tek e fundit, Klara u dorëzua.
Tani kishte ardhur fundi i fazës ëndërrimtare.
Politika! Ky ishte subjekti, që filloi të bëhej pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e ndërgjegjes së tij. Në vitet në vazhdim dëshira për politikë iu kthye në pasion të vërtetë. Pasion, i cili do ta linte në hije ëndërrat e dikurshme për t’ju kushtuar artit të pikturës.
Nga mbarimi i vitit 1913 Hitleri i dha fund qëndrimit të tij në Vienë. Tani ishte një nacionalist i tërbuar 24 vjeçar. Pasi i mblodhi ato pak sende që kishte, e kapërxeu Manerhajmin dhe pastaj kufirin gjerman, për t’u vendosur në Mynih. Brenda disa muajve jeta e tij do të ndryshonte. Hitlerit i duhej të shkonte në luftë.
Në vitin 1914 Hitleri u regjistrua vullnetar në luftë si efektiv i Regjimentit të Dytë Bavarez. Në 1915 mori pjesë në të gjitha betejat e zhvilluara në territorin Belg. Në vitin 1918 mori pjesë në betejat për pushtimin përfundimtar të Francës. Shërbeu si korrierë me trimëri dhe besnikëri të pashoqe. Për merita trimërie në ushtri u dekurua me kryqin e hekurt të klasit të dytë. Më vonë, me kryqin e klasit të parë. U plagos dy herë.
Në fund të 1918, ushtria gjermane, e rraskapitur i ktheu shpinën frontit. Kaosi dhe kriza e kishin pushtuar Gjermaninë. Situatat po zhvilloheshin me shpejtësi. Dolën në pah forcat që përbëheshin kryesisht nga komunistët dhe social demokratët.
Në shkurt të vitit 1920 mitingjet e Adolfit mbaheshin në sallat më të mëdha të Mynihut. Pjesëmarrja e gjerë në këto mbledhje ishte meritë e aftësive të tij jashtëzakonshme oratorike. Ai krijoi një lëvizje, që u quajt Partia Nacional- Socialiste me iniciale” NSDAP”, që shkurtimisht quhej Partia Naziste. Baza e kësaj partie ishte klasa punëtore dhe grupi udhëheqës përbëhej nga industrialistët më të fuqiashëm të Gjermanisë. Hitleri u arrestua në 1 prill të1924 dhe u lirua në dhjetor të po atij viti.
Në burg ai shkroi librin e “Majn Kampf” ( Lufta ime). Edhe pse përmbajtja e librit ishte shumë e dobët, ai përbënte një paralajmërim të tmerrshëm për Gjermaninë dhe botën mbarë. Libri doli në qarkullim në vitin 1925. Më vonë iu shtua edhe një vëllim i dytë. Në vitet 1933- 1940 ky libër u bë libri më i kërkuar. Në këtë periudhë u botuan dhe u shitën gjashta miliona kopje. Të ardhurat nga shitja e librit e bënë Hitlerin një miliarder të vërtetë.
Po si shkoi më tej jeta e Hitlerit? dhe si ishin marrëdhëniet e tij me gratë? Si paraqitej Hitleri para tyre? A kishte sukses me to në jetën private? Sipas kujtimeve të një miku të tij, Kubizek, ai ishte treguar shumë i rezervuar gjatë një vizite në Lagjet e nxehta të kryeqytetit Austro- Hungarez.Adolfit nuk i pëlqente shumë miqësia me gratë, të cilave u jepte apo u caktonte një rol të kufizuar. ” Burrat shumë të zgjuar duhet të kenë pranë tyre gra budallaqe dhe primitive. Kur unë kam pak kohë të lirë, dëshiroj qetësinë”. Shënimet personale të Eva Braunit na e zbulojnë këtë fakt farë qartë. Por a mund të themi se ai ishte normal në sjelljen e tij me gratë që i pëlqenin? Eva Braun na jep një përgjigje shumë të qartë që hedh dritë jo vetëm mbi veçoritë psikike të Hitlerit por edhe veçoritë e tij fizike. Faktet që sjell Eve Braun janë shumë bindëse dhe të plota. Një nga biografët e shumtë të Hitlerit, Konrad Hejden pretendon se Hitleri nuk ishte as homoseksual as biseksual, ai ishte pasiv. Por edhe ai nuk është shumë i sigurtë për ato që thotë.
Në vitin 1927 Hitleri shkoi në Mynih dhe atje jetonte në një apartament të zakonshëm. Me t’u vendosur në shtëpinë e re, Hitleri lajmëroi shpejt motrën e tij Anxhelën, të vinte me të bijën, Anxhela- Marien ose Gili siç e thërrisnin shkurt dhe të jetonin sëbashku. Anxhela pranoi . Gili ishte 20 vjeçare dhe shumë e bukur. Shokët e Hitlerit e thërrisnin :” e mrekullueshmja”. Hitleri në atë kohë ishte 40 vjeç, pra kishte një diferencë prej 20 vjetësh nga Gili. Papritur Hitleri ra në dashuri me të mbesën. Gili u bë mikesha më e ngushtë e tij, të dy vraponin të shpenguar buzë liqeneve, lumenjve apo pyjeve. Kur të gjithë laheshin dhe bënin not të lumtur, Hitleri insistonte në tezën se një politikani të vërtetë nuk i kishte hije të zhvishej, jo, kjo nuk i kishte hije një njeriu si Hitleri.
Gjatë kësaj kohe Gili e ndiqte Hitlerin kudo nëpër mitingje, opera, koncerte, teatër. Në vitin 1929 ai bashkëjetonte me Gilin, humori i tij u përmirësua shumë dhe u duke fare qartë se kjo dashuri filloi të trashej shumë. Kjo sjellje e pamoralshme mund të ndikonte shumë në rezultatin e votimit. Hitleri u harrua pas Gilit dhe braktisi punët e partisë, për atë vajzë, që ishte 20 vjet më e re se ai. Më e keqja ishte se ai kishte lidhje gjaku me Gilin, ishte mbesa, kjo gjë paraqiste rrezik për reputacionin e Hitlerit. Ai u lidh kaq shumë pas lajkave të saj saqë nuk mund të shkëputej më. Hitleri shpesh herë krijonte edhe skena xhelozie. Njëherë, duke pikasur njëfarë simpatie ndërmjet Gilit dhe shoferit të saj, i tërebuar në kulm, rrëmbeu një kamxhik dhe iu përvesh si i marrë shoferit të gjorë. Incidenti u mbyll me kaq.
Gili ishte ambicioze. Dikur në Vjenë kishte vazhduar studimet në konservator për kanto dhe dëshironte të bënte karrierë në operën e Mynihut. Sa herë që vajza i zinte në gojë planet e saj, Hitleri ulërinte aq shumë saqë tundej e gjithë shtëpia. Xhelozia e tij u kthyre në sëmundje. Hitleri filloi të kyçte Gilin në shtëpi.
Viti 1931 e gjeti Gilin dhe Hitlerin në grindje të tmerrshme dhe shkak ishte karriera e saj. Gjatë një mbasditeje u kacafytën aq keq sa vajza pati guximin për t’ja thoshte copë se ishte mërzitur nga sjellja e tij prej injoranti dhe se do të largohej menjëherë për në Vjenë. Hitleri iu përgjigj se nuk do e linte të largohej bile as nga apartamenti. Pas kësaj skene Hitleri u largua për një mbledhje partie. Ndërsa vajza qante papushim. Kjo ishte hera e fundit që Hitleri e pa të gjallë Gilin e gjorë. Të nesërmen në mëngjes e gjetën të vrarë në dhomën e saj të gjumit. Pranë trupit pa jetë, një revole e zbrazur. Plumbi duke përshkuar gjoksin dhe zemrën e Gilit, kishte dalë nën shpatullën e majtë. Duke ëndërruar për Gilin, Hitleri pohoi
Disa vjet më vonë:” Nuk ka asgjë më të këndshme se sa të edukosh një gjë të bukur. Një e re 18 apo 20 vjeçare brumoset si balta e mirë”.
Autoritetet Bavareze hartuan një proces-verbal në të cilin konstatohej se vdekja e Gilit kishte ardhur si pasojë e një vetëvrasjeje. Vdekja e Gilit e dëshpëroi aq shumë Adolfin, saqë ai do e krahasonte me dhimbjen e vdekjes së nënës së vet. Disa shokë patën frikë se ky dëshpërim do t’i kushtonte jetën. Vite më vonë Hitleri nuk mund të mos derdhte lot saherë që i kujtohej Gili. Megjithëse në dhimbjen e Hitlerit nuk kishte asgjë të shtirur, përsëri disa nga shokët e tij të cilët dyshonin në kishte qenë vrasje apo vetëvrasje. Ata e dinin mirë se ç’mund të bënte Hitleri gjatë krizave të xhelozisë.
Po egziston edhe një variant tjetër për veasjen e Gilit. Në qendër  të këtij versioni është Hajnri Himler, një nga liderët kryesorë që e shihte këtë lidhje dashurie shumë vëngër. Sipas tij, kjo ishte shumë e rrezikshme politikisht. Per vite të tëra i gjithë Mynihu do të besonte se ishte Hitleri ai që e vrau Gilin e gjorë. Nuk duhet harruar se në atë periudhë Partria Naziste kishtë marrë frenat e shtetit në duart e veta. Nuk do të kalonin më shumë se dhjetë muaj nga vdekja e Gilitdhe Adolf Hitleri do të kandidonte për Kancelar të Gjermanisë.
Ndërsa sipas dëshmisë së Emil Morisit, një i njohur i Hitlerit, Gili arriti ta quante Hitlerin tip të neveritshëm që i fuste tmerrini dhe ai, në valët e veta të tërbimit, e thërriste atë në sytë e të tjerëve putanë. Ai ia kishte ndaluar të rrinte me djem të moshë së saj. Hitleri tregonte xhelozi të hapur për Emil Morisin, i cili gëzonte besim të plotë nga Gili, skenat e xhelozisë së Alfit ishin të tmerrshme. Ai tregonte se daja i saj, pra Hitleri, e frynte mbesën e tij gjatë diskutimeve të gjata, të mbushura me hollësira të ndyra mbi rreziqet e marrëdhënieve me burrat.
Një dëshmi tjetër për Gilin jep edhe biografi i Hitlerit Konrad Hejden. Ai tregon se Hitleri pasi zbriti për t’i hipur veturës i shpërfytyruar nga nervat dhe ulërimat histerike, u largua për në Hamburg. Vajza filloj të shkruante një letër, që nuk përfundoi kurrë. Në të vërtetë nuk ka asnjë aluzion për atë ç’ ka ndodhi disa orë më vonë. Përkundrazi, hulumtime të ndryshme treguan se vajza ishte fare e qetë dhe se kishte ruajtur më së miri gjakftohtësinë. E ëma nuk ishte me të. Të nesërmen në mëngjes u gjend e vdekur me një plumb në zemër. Gili në ato momente ka qënë e vetme në apartamentin e dajës së saj. Gjatë natës asnjënjeri nuk kishte dëgjuar ndonjë të shtënë arme. Jemi më 18 shtator 1931.
Mjeku ligjor deklaroj se ajo kishte vrarë veten. Dy ditë më vonë trupi i saj u çua në Vjenë dhe u varros shpejt e shpejt në varrezat qëndrore. Angela Rojbali gjeti me zor një prift katolik, sepse kisha zakonisht i kundërshtonte shërbesat fetare për ata që vrisnin veten. Por e ëma solli prova që vajza nuk e kishte vrarë veten. Vajza u preh në një varr të përkohshëm, të zbukuruar vetëm me një karton të rrethuar me një shirit të zi, mbi të cilin mund të lexoje:
“Këtu fle gjumin e përjetshëm fëmija e jonë e dashur Gili. Ajo ishte rrezja jonë diellore. Lindur më 4-6-1908, vdekur më 18-9-1931. Familja Rojbal.”
Hitleri në atë kohë nuk mund të hynte në Vjenë pa lejen e qeverisë austriake. Pas kërkesës arriti të marrë lejen e nevojshme për të vizituar varrin e Gilit. Vonë në mbrëmje Fyrheri arriti në Vjenë. Dyert e varrezave u desh të hapeshin posaçërisht për të. I vetëm në errësirën e plotë u ul pranë varrit të saj dhe kur u çua, pas një kohe të gjatë, e ndjente veten të lehtësuar. Po atë natë u kthye në Gjermani. Piktorit Ziegler iu ngarkua të realizonte,sipas disa fotografive, një portret të madh të Gilit. Përpara këtij portreti Hitleri u shkri në lot.
Shqyrtimi i dokumenteve tregon se vetëm katër gra kishin patur lidhje serioze dhe të thella me Hitlerin. Flitet edhe për një dashuri sekrete të tij gjatë kohës kur bashkëjetonte me Evën. Dy prej tyre janë të njohura në publik si “mike” të Hitlerit: Leni Riefenshtall dhe Miss Midford; e treta Gili Rojbal, sa për të katërtën Eva Braunin vetëm pas vdekjes erdhën informacione të ndryshme për të. Në fakt Leni nga 1936 dhe deri në fund, jo vetëm në Gjermani  por në mbarë botën përmendet si dashnorja e vërtetë e Hitlerit, dhe ajo vetë ka bërë gjithçka për t’u besuar një gjë e tillë. Më vonë, më 1945 në një intervistë të ribotuar në ” Saturday Evening Post” , ajo ka deklaruar se nuk ka qenë kurrë dashnore e Hitlerit. ” Ai më respektonte dhe tek unë shikonte vetëm artisten”, thotë ajo dhe pohon me ngulm, se kur rrinin bashkë në apartamentin e saj në Berlin, nuk kishte bërë gjë tjetër veç bisedave për artin. A është e vërtetë kjo?
Doktor Ernest Hanfshtngel, ish  shefi i shtypit të partisë, tregonte se një mbrëmje ai kishte qenë për të pirë një kafe bashkë me Hitlerin dhe kishin dalë që andej pas mesit të natës, pasi kishin qenë të pranishëm në kërcimet lakuriq të Lenit që ia fuste kërthizën Fyrherit mu tek hunda. Kjo ka ndodhur më 1933. Një vit më vonë, Leni shkoj dhe takoj Hitlerin me librin ” Mejn Kampf” në dorë, ku kishte nënvizuar të gjitha pjesët që i pëlqenin. Hitleri qe i mrekulluar dhe shumë i prekur nga kjo femër e jashtëzakonshme. Edhe Eva Braun kishte dëgjuar për kërcimet lakuriq të Lenit. Në ditarin e saj gjendet përshkrimi më i bukur për balerinën ambicioze. Në vitin 1939 ajo shkruante: “Ka kohë që e kam kuptuar se kundërshtarja ime Leni, nuk është për t’u patur frikë. Ai ishte gjithmonë i buzëqeshur dhe i kënaqur sa herë unë e pyesja për Lenin. Ajo ka një lloj fluiditeti, – i kishte thënë Hitleri Evës,- që më ka pëlqyer jo në pikpamjen erotike, po për shkak të gjallërisë së saj artistike. Eva e kishte pyetur nëse Leni kishte trup të bukur. Bukur, “po” . Përgjigjej me një pamje të menduar sikur donte të kujtonte diçka vërtetë të. Ai thoshte:” Ka tek ajo diçka greke; unë ndjej tek ajo një shthurje të ftohtë, që është në kontrast me format e saj greke. Ajo nuk ka ecje elegante dhe i mungon hijeshija dhe brishtësia, por ajo është gjithë instinkt. Ajo është gruaja më ambicioze që kam njohur…” Eva Braun shkruan diku se Leni Riefenshtali nuk dinte gjë tjetër, “veçse të përdridhte bythët, pasi me sa dukej kjo i mjaftonte të bëhej e famshme…”
Kur Musolini erdhi në Mynih më 1938, në Shtëpinë e Murme iu rezervua një pritje e madhe. Ishin të ftuar personalitete të kulturës, ndër to edhe Leni. Pasi filloi ceremonia, me dorën e shtrirë përpara Hitleri i nderoi të ftuarit. Pa pritmas ndaloi, hodhi sytë drejt një grupi, bëri një shenjë dhe drejt tij shkoi Leni me fytyrë flakë të kuqe. Uli kokën dhe pasi e përshëndeti me përkulje më të bukur që kishte bërë ndonjëherë në jetën e saj, priti në heshtje. Hitleri ia paraqitit të ftuarit e tij. Ngriti kokën dhe e përpiu sallën me sy. Ishte e vetma në të gjithë ata artistë dhe dietarë të shquar që iu dha ky privilegj.”
Ja ç’ ndodhi njëherë tjetër, tregon Martin Boorman, ndodheshin në Shtëpinë e Artit Gjerman. Me mua erdhi kineasti Sep Algier. Po pinim nga një birrë. Zbritëm në rostiçeri. Pashë Hitlerin në një tavolinë, në krah të tij Gebelsi dhe rreth e rrotull tyre vetëm gra, ndoshta nja njëzetë, edhe tavolina më e afërt ishte e zënë me gra. U ula në tavolinën e dy zonjave dhe fillova bisedën me Lenin. Befas, pas disa çastesh, këto zonja me dekolte ngrinë në vend. E mora me mënd se po afrohej Ai. Hitleri u ul në të majtë të Lenit. Dhe e nisi kështu bisedën: Zonja Reifenshtal, unë kam për ju detyrë me shumë rëndësi. Ju do të më xhironi filmin ” Nacional- Socializmi” dhe më vonë një film tjetër, “Gjermania”. Shumë njerëz pas vdekjes tuaj do të kuptojnë sa e rëndësishme jeni dhe deri në çfarë pike jeni e pazëvëndësueshme.
Ajo korri sukses të madh edhe me filmat “Lojrat Olimpike”, ” Fitorja e Besimit”, ” Triumfi i Vullnetit”. ” Fushata e Polonisë” etj.  Të gjitha gratë e kishin zili popullaritetin e saj. Ajo ishte gruaja e parë e Rajhut të tretë. Lenit i qeshi fati, Rajhu i tretë e bëri atë yll të një madhështie të paparë. Negativët e këtyre filmave ajo i dogji shpejt e shpejt, përpara mbërritjes së amerikanëve në Kitzbyhel. Fyrheri i bëri dhuratë një Mercedez të madh, i ndërtoi një vilë dhe ngjitur me të një studio filmash, si dhe një strehim të betonuar, ku filmat e saj të mbeteshin të pavdekshëm gjatë bombardimeve. Më vonë, nga artikujt apo intervistat e shumta që iu morën Lenit pas luftës, ajo e mohonte njohjen me Hitlerin. Ndërsa kur gazetari i “Saturday Evening” e pyeti nëse kishte qenë  e dashura e Hitlerit ajo iu përgjegj:” Natyrisht që jo, unë nuk isha tipi i tij. Unë jam shumë e fortë, shumë pozitive. Ai deshi gra të urta, me sy si të lopës, lloj i Eva Braunit”. Ata që e kanë njohur, nuk u habitën fare kur mësuan se Leni më vonë filloj të hiqej si gjysëm çifute, gjë që ka mundësi të jetë e vërtetë. Sipas thënieve të një miku të fëmijërisë, Hanish, Hitleri kishte deklaruar se çifutët kishin një kundërmim -sui generis-. “Unë nuk do të doja kurrë të kisha të bëja me një çifute, sepse ato qelben, “kishte thënë Hitleri, është e sigurtë që Leni nuk qelbej, por shpesh tregohej vulgare në sjelljet e saj. Ajo nuk kishte asgjë të përbashkët me një intelektuale. Eva Braun kishte të drejtë kur thoshte se” Leni ishte e zonja të përdridhte vetëm b…., dhe asgjë tjetër.” Një ditë Shaub, një nga njerëzit më të besuar të Fyrherit që merrej me kulturën i tha Margarita Slezakut , një zonje naziste:” Fyrheri po viziton vetëm aktorët, intelektualët nuk i bëjnë përshtypje; ai ka nevojë për vajza me temperament, vallëtare muzikë- holli, të pangatërruara ja, se çfarë i duhet atij”.
Leni ishte shumë e forte, shante si një halabake, hante si e babëzitur dhe me tërë gjallërinë e saj të papërmbajtur, ajo duhet të ketë qënë një muzë e përhershme për Hitlerin. A ishte ajo fizikisht dashnorja e Hitlerit? Kjo është një pyetje që nuk mund t’i përgjigjesh prerë. Sidoqoftë vetëm ajo mbeti gjallë nga gratë e tjera me të cilat u lidh Hitleri. Tri të tjerat, Gili Rojbal, Miss Midford dhe Eva Braum, patën një fund tragjik. Në  kujtimet e botuara në vitin 1997, ajo shkruan më në fund se kishte qënë viktimë e dëshirave seksuale të Hitlerit. Një çështje tjetër shumë e rëndësishme përsa i përket sjelljes së Hitlerit është edhe xhelozia e tij. A ishte Hitleri xheloz? Për këto punë, shënimet e Eva Braunit flasin me një gjuhë shumë të qartë. Unë kam përshtypjen, shkruan Eva, se ai është tmerrësisht xheloz, aq sa nuk mund ta marrësh me mend. Por ai nuk do që ta pranojë këtë, kujton se madhështia e tij prej shumë kohësh e ka ngritur mbi këto instinkte të ulëta. Xhelozia e tij është e veçantë dhe e llahtarshme…Doemos objekti i xhelozisë së tij duhet të zhduket me çdo kusht.
Ndërsa për Leni Riefenshtalin dhe Miss Midfordin bëhej fjalë shpesh në shtyp, Gilin dhe Evën nuk i zuri njeri kurrë me gojë. Ato, bashkë me historitë e tyre, u bënë të njohura vetëm pas vdekjes. Një gjë është e saktë: që Eva Braun është quajtur gruaja zyrtare dhe e vërtetë e diktatorit. Jo vetëm për shkak të martesës së saj zyrtare me të, më 29 prill 1945, por edhe të marrëdhënieve që pati me të. Hitleri ruhej shumë nga gazetarët. Ai kujdesej me mjeshtri që populli gjerman të mos informohej për jetën e tij private. Dhe nëse bëmat e tij do të shkruheshin, ato duhej të paraqiteshin si ngjarje mallëngjyese. Në shoqërinë e lartë të Mynihut bëri bujë simpatia e Hitlerit për Erna Hafshtengelin, më vonë me këngëtaren Margareta Slezak, Xheni Henk etj. Por Suraj Suraf kohët e fundit na jep disa fakte të reja dhe shumë interesante për “Dashurinë Sekrete të Hitlerit”. Ndët të tjera ajo thotë: ” Hitlerit i drithërohej zemra nga dashuria për një grua tjetër. Dhe kjo ndodhi gjatë kohës që ai bashkëjetonte me Evën. Ajo ishte një dashuri tjetër sekrete. Sipas një libri ” Die Frauen Der Nazis III” (Gratë e nazizmit) Maria  Reiter me pseudonimin Mizi. Kjo zonjë vdiq në vitin 1992, e kishte takuar Hitlerin në vitin 1926, ishte dy herë më i madh në moshë se ajo. Për shumë kohë kjo dashuri mbeti sekrete, arsyet kuptohen-karriera politike e Hitlerit.
Kur Mizi rënkonte në shtratin e vdekjes, gjithçka që kishte ishte një tufë me letra të zverdhura nga koha që Hitleri ia kishte dërguar, pra ishin letra dashurie. Në bazë të rëfimeve të saj , kapitulli më interesant është “Marrëdhëniet e mia të zjarrta me Hitlerin…” Në libër çfaqet një fakt tjetër shumë interesant por nuk është e sigurtë vërtetësia. Hitleri dhe Musolini bënin dashuri me të njëjtën femër, Kareta Petaçin. Me sa duket Klareta ka bërë një lojë të dyfishtë. Letërkëmbimi i saj me Musolinin vazhdonte vite me radhë, por korespondenca e vitit 1937 u zhduk papritur. Këto letra ishin mbajtur dekada të tëra në fshehtësi të plotë. Ky material ishte klasifikuar ” super sensitive” sepse përmbajtja e tyre ishte shumë personale, tha Maurizio Fallace, Drejtor i Arkivës Qendrore në Romë. Në bazë të ligjit italian një material i tillë duhet të përdoret shtatëdhjetë vjet më vonë pasi është shkruar. Ko do të thotë se letrat e Petaçit nga viti 1930 do të dalin në dritë për të gjithë njerzit. Për letra e vitit 1937 kanë interes të veçantë sidomos historianët. Megjithatë drejtori ka gjetur disa nga letra por jo të gjithë koleksionin. Misteri akoma nuk është zgjidhur.
Kjo është një çështje që Eva Braun na jep sqarime shumë të qarta. Pas marrjes së pushtetit, në këtë drejtim ai u bë më i kujdesshëm. Por, siç thotë ajo, ai ishte ngritur në pozitë dhe gratë mund t’i shërbenin në dhomë e tij. Nga shënimet e Evës mësojmë se ai nuk ishte impotent, por vetëm se ndjehej në gjendje inferioriteti për disa veçori fizike. E heshtur si varri, Eva i besonte vetëm ditatrit të saj. Shqetësimet, hidhërimet dhe dyshimet, edhe këto të fshehta, japin të dhëna të mjaftueshme për një studim të plotë në pikpamje të dyfishta, seksuale dhe psikologjike të rastit të Hitlerit. Mendohet se shumica e marrëdhënieve me femrat ky fenomen politik ka shumë të ngjarë t’i ketë patur thjeshtë platonike, për shkak të paaftësisë së tij.
Një tjetër personazh femëror që është shfaqur në jetën e diktatorit dhe ka lënë mbresa të thella, ka qenë anglezja Midford. Ajo rridhte nga një familje shumë e madhe angleze. Të afërmit e saj thonë se ai nuk ka patur marrëdhënie intime me të. Hitleri e urrentë shumë Aglinë. Ai asnjëherë nuk do t’ja lejonte vetes q’ti   zbulonte një anglezeje edhe anomalinë e tij më të vogël, gjë që pati një ndikim të madh në marrëdhëniet e tij me gratë. Si duket ai kënaqej me këto budallallëqe dhe nuk kërkonte gjë tjetër, ose bëhet fjalë për gjëra shumë të errëta dhe ashumë të fshehta, që vetëm Eva Brauni do të mund t’ja jepte. Në vitin 1939 kur shpërtheu Lufta e II Botërore Miss Midford, provoi të vriste veten në kopshtin anglez të Mynihut. Arritën t’i shpëtojnë jetën dhe me urdhër të Hitlerit e çuan në Zvicër ku anglezja jetoi disa vjet. Kur u kthye në Angli, një turmë e tërbuar njerëzish e priti me të shara dhe gurë. Ajo vdiq në Angli gjatë viteve të luftës.
Një fat i njëjtë goditi për pak edhe Eva Braunin. Ajo u shpëtua në çastin e fundit pasi kishte pirë një sasi shumë të madhe qetësuesish. Megjithatë gjërat kishin ndryshuar mjaft pas vdekjesë Gilit. Njëherë ai u shkruante të afërmve: Unë dua të kujdesem paraprakisht për të, me qëllim që ta ndalojë të kryejë në të ardhmen një marrëzi të re.
Patrik Gerard në librin e tij ” Këta Don Zhuanë që na Qverisin” shkruan kështu për Eva Braunin: Ditari vetiak i së dashurës së tij tregon se ai nuk i qëndroi aspak besnik premtimit të bërë. Më 1935, hasim në të mjaft hyrje të këtij lloji: Jam e dëshpëruar …Ai më përdor për qëllimet e tij të përcaktuara mirë. Pse më torturon, pse nuk do që të ndahemi? Në po atë vit, Eva Brauni i bëri një orvatje të re për t’u vetvrarë, gjë që u kalua heshtazi nga rrethi i Fyrherit.Pikërisht me këtë  rast Hitleri e vendosi atë në Berghof, në shtëpinë e gjerë dhe luksoze që kishte urdhëruar të ndërtonin në Bershtesgaden, midis alpeve Bavareze, me kusht të shprehur që ajo, tashmë , të mos kryente asnjë veprim të papërgjegjshëm. Eva Brauni u strehua atje gati përgjithmonë duke pritur që kancelari të vinte nga Berlini dhe të kalonte disa ditë në shoqërinë me të. Ajo tashmë ishte e dashura e tij e njohur botërisht, dhe megjithatë pati disa kundërshtare të huaja të zgjedhura nga Hitleri, për arsye që nuk lidheshin aspak, me fizikun e tyre.
Por cila ishte Eva Brauni e vërtetë? Ajo kishte qenë shitëse në dyqanin e fotografive Zotit Hofman, që më vonë bëhet fotografi personal i Hitlerit. Ajo rridhte nga një familje e thjeshtë, pa pretendime. NJë nga biografët  Douglas Helët thotë: “Vetëm ditari i Eva Braunit na jep të gjitha informacionet në të gjejmë rrëfime dhe hollësira të një çiltërsie që nuk e përfillin turpin, të treguara me guxim të tillë, që dhe lexuesi më i egër tronditet. Atje është thënë gjithçka, që mund të lejohet të thuhet për veçoritë seksuale të Hitlerit. Por Eva, na jep një tabllo edhe për Shefat e Rajhut të tretë, të para nga një femër e vogël, gjithmonë nga pikpamja erotike, dhe kjo pamje na mbush me tmerr dhe neveri për atë të ashtuquajtur elitë për ata individë të ndyrë.”
Dhe Eva vazhdonte të shkruante në ditarin e saj:” Ai nuk do të zhvishet lakuriq, – dhe mua nuk më kujtohet që ta kem parë ndonjëherë me rroba banjo. Ky tipar është vërtetuar edhe nga të gjithë biografët e tjerë të Hitlerit. Por ai nuk e kupton se sa bezdi kam unë, kur jam lakuriq. Ai ulet krejt i veshur dhe më vështron me kujdes, sikur do që të ruajë kujtimin e gjithë lëvizjeve të mia. Ai do që unë të jem gjithmonë lakuriq në krah të tij”
Hitleri ka gjetur disa ushtrime gjimnastikore për të. Nuk mund të mos mendosh që bëhet fjalë për ca lëvizje të turpshme, sepse futesh në një atmosferë të ngarkuar me elektricitet ku dhe shthurjet më të mëdha janë më se të mundshme. Ai e sodit edhe kur ajo bën banjë nëpër të gjitha pozicionet. Ai fatmirësisht nuk ngopet kurrë duke e parë. Eva ka përshtypjen se ai e njeh trupin e saj më mirë se ajo vetë. Eva Brauni thotë :” Ai është i turpshëm. Kur zhvishej, ai kthehej nga ana tjetër. Unë nuk ia shikoja dot trupin. Ajo që e hipnotizon gruan janë sytë e tij, por gjithashtu ai ka duar të mrekullueshme, duar të bukura, duar të forta, me të cilat të çmend fare.”
Konrad Hejden ka bërë konstatimet e mëposhtme: ” Nuk duhet harruar kurrë që fisnikëria e tij nuk është e natyrshme dhe që karakteri i tij i vërtetë është pikërisht shthurja, liria e shfrenuar. Atëherë, cili ka qënë ky njeri në të vërtetë? Asnjë fotografi nuk mund të kapë këtë qenie të dyfishtë, që lëkundet vazhdimisht midis dy poleve të kundërt. Ndërsa Maks Von Gruber, profesor në Universitetin e Mynihut, e përshkruan kështu Hitlerin përpara Ministrisë Publike më 1923:” Fytyra dhe kafka zbulojnë një racë të ulët, një përzierje racash. Ballë i ulët, hundë e shëmtuar, mollëza të gjera, sy të vegjël, flokë të zinj. Shprehja e fytyrës është e një njeriu që nuk e zotëron kurrë vetëveten dhe lëshohet në valët e ngjashme me ato të çmendurisë. Mëndjemadh, ai ka patur një mendim të mrekullueshëm për veten. Përveç kësaj të gjithë vëzhguesve ju bën përshtypje  simptomat e histerisë që paraqet Hitleri.
E preferuara e Hitlerit nuk ka patur marëdhënie me asnjë burrë tjetër para tij. Ajo është një vajzë e pastër dhe me talent për të shkruajtur. Në qershor të vitit 1940 ajo zbulon një sekret vetëm nëpërmjet një libri. Rreth kësaj ngjarjeje ajo shkruan :” Sapo mbarova të lexuari Mari Antuanetën është fjala për librin e Stefan Cvajgut. Ishte me të  vërtetë një libër shumë interesant, sidomos për mua. Duhet të kërkojë të dijë më shumë për Luigjin e XVI. Kushedi sa herë e lexova kapitullin për martesën e tij. Mbi të gjitha lexova se në histori ka patur edhe burra të tjerë me këtë sëmundje si e tij.” Ajo ishte një vajzë shumë e arsyeshme dhe me një instinkt erotik shumë të zhvilluar, por të brishtë, dhe për këtë, ajo e mori me mend menjëherë, se partneri i saj vuante nga një gjymtim. Eva nuk e kishte aq të qartë sa Mari Antuaneta e cila kishte mundur të merrte informacion nga nëna mbretëreshë, një grua me përvojë në jetë dhe gjithë mend. Ajo në fund të faqes shton këtë frazë thelbësore: ” Unë do të doja të dija njëherë e mirë, nëse kjo ndodhte pr shkak të ngjashmërisë së tij me Luigjin e XVI, apo vetëm nga prirja natyrale, që ai donte” ” punën e bëra me dorë.” “Përveç kësaj thonë që kjo gjë është shumë e dëmshme për shëndetin, dhe mua nuk më bënte mirë. Bëhesha nervoze dhe histerike dhe gjeja qetësi kur nuk e kisha pranë. ..”
Adolf Hitleri mund t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale ashtu si kishte bërë Luigji i XVI, por duket se operacioni nuk është kryer kurrë. Nuk ka dashur që gjymtimi i tij të merrej vesh, qoftë edhe nga rrethi më i ngushtë, nga frika se do të bëhej qesharak në sytë e njerzve. Kështu, kur hidhet dritë në marrëdhëniet e tij me Gilin, kuptohet përse e quante gjysëm virgjëreshë”, dhe përse vajza, që ndoshta ishte e detyruar të kënaqte disa nga dëshirat e tij, thoshte se ai i kallte tmerrin. Ndoshta duhet hequr dorë nga mendimi se Hitleri ishte i pafuqishëm, sepse Eva ngeli shtatëzënë me të dhe lindi një fëmijë. Nuk është gjithmonë e lehtë me të,- shkruan Eva Brauni. Ajo e përshkruan si një njeri  të ndrojtur dhe shton: Ndoshta ndrojtja i shkaktohet nga përvojat e hidhura që ka patur.
Ka disa dyshime të tjera mbi Hitlerin, a i pëlqente meshkujt Hitleri?. Ekzistojnë dyshime mbi homoseksualitetin e diktatorit, pra mbi jetën e tij të dyfishtë. Gjatë viteve të shekullit të kaluar, Adolf Hitleri ka patur disa miqësi homoerotike dhe vitet e fundit të jetës së diktatorit mund të kuptohet vetëm nëse merren parasysh parapëlqimet e tij homoseksuale, ka deklaruar një historian gjerman. Lot Har Machtan, Profesor i Historisë Moderne të Universitetit të Bremenit, shpreson të hedhë dritë mbi një spekullim të vjetër. Adolf Hitleri ishte i dhënë pas meshkujve. Ai kishte një natyrë homoseksuale. Në pamje të parë kjo duket shumë e papërfillshme, por është një hollësi që na ndihmon ta shohim biografinë e tij nga një kundërvështrim tjetër. Matchan, autori i librit “Sekreti i Hitlerit- Jeta e Dyfishtë e një Diktatori”, thotë se kjo temë  ka qënë tabu ndërmjet historianëve, pjesërisht sepse hollësitë mbi jetën private të Hitlerit mund të shihet si një përpjekje për t’i dhënë veprës së tij një pamje më humane dhe për t’i falur krimet. Historiani gjerman thotë se ka argumente të pakundërshtueshme se Hitleri ishte homoseksual. Sidoqoftë, detyra e një historiani është kontrolli i fakteve dhe radhitja e tyre në një mënyrë bindëse. Nga këto fakte vjen edhe dëshmia se Hitleri, gjatë gjithë jetës së tij, kishte një ide fikse mbi seksin e tij, çka do të ishte gabim që një fakt i tillë të përjashtohej, thekson Mechtan.
Në 1944 Eva Braun shkruan:”ai duket si buall, ajo e kupton fare mirë se atij i ka ardhur sosja dhe vëren se ai nuk mund të dashurojë më. Tek ai ka shterruar gjithçka dhe kjo lajmëron fundin e tij të afërt.” Ajo, e tronditur, pyet mjekun privat të Hitlerit dhe mëson që Fyrheri jeton në një gjendje dalldie mendore, e shoqëruar herë-herë edhe me vegulli. Përveç kësaj ai ka ndonjëherë edhe ca ethe të çuditshme, që i humbasin pjesërisht shikimin. Atëherë ajo thotë:” Ndoshta po e shoh për herë të fundit. ” Por nuk duhet të harrojmë që Eva i qëndroi deri në fund Hitlerit pranë dhe ky fakt tregon qarrtë se ajo ka qenë një naziste e vërtetë.
Është dimër i vitit 1944. Eva është shumë e frikësuar nga ai. Mos ndoshta edhe ajo do të mbarojë si të tjerët? Në kujtimet e saj ajo shkruante :  “Një ditë, Hitleri shumë i nervozuar i binte dhomës poshtë e lartë, duke vështruar gjuhën e tij të verdhë në pasqyrë.Duke folur për Hesin tha: Një nga ne të dy është i çmendur, kjo është e sigurtë, ai ose unë, unë ose ai. Fyrheri arritit në një pagjumësi të tmerrëshme. Eva shton : Tmerrohesha kur e shihja të fliste kështu. Qysh prej disa ditësh është i shqetësuar, ai më fut frikën. Është më fjalëpak se asnjëherë tjetër dhe nuk m’i ndan sytë. Diçka e dërrmon, duket që e ka pisk. Viti 1944, Eva Braun shkruan: Bëra një shëtitje të gjatë. Nuk dija asgjë dhe kur u ktheva në shtëpi, gjeta telegramin e tij- Jam gjallë. Lufta vazhdon. E mora vesh me mend atij i kishte ndodhur diçka. Hapa menjëherë radion. Transmetohej vetëm muzikë ushtarake, më vonë u shtriva në krevat, nxorra telegramin e tij, të cilin e lexova dhe e rilexova disa herë me lot në sy. Për herë të parë qysh prej dhjetë vjetësh a ndoshta më shumë, kërkova me të vërtetë të falesha. Por isha shumë e lodhur dhe nuk arrija të përqëndrohesha. Më zuri gjumi me telegram në dorë. Ora duhet të ishte dy ose tre e mëngjesit.
M. Ivanova hedh dritë mbi një fakt shumë interesant: ” Julia Simpson- Spiunia e Rajhut”  Mbreti Eduardi i VIII ëndroi në fron vetëm 11 muaj, e gjithë bota e mori vesht përzgjedhjen e tij të detyruar – kishte dy alternativa- ose amerikanen e divorcuar Julius Simpson ose kurorën mbretërore. Ai zgjodhi gruan. Në përshëndetjen e tij të fundit me popullin tha:” Duhet të më besoni kur them se nuk mund ta mbaj peshën e rëndë të përgjegjësisë dhe të përmbush detyrimet e mia. Ishte me të vërtetë shumë tronditës… por arkivat janë pashpirt dhe shumë llafazane vetëm kur duan ato. Është e vërtetë që kjo është jo vetëm një histori romantike por edhe spinazhi. Në 10 dhjetor të vitit 1936 në Londër në orën 10 të mëngjezit, në prani të tre vëllezërve dhe 4 personave të tjerë, Eduardi i VIII- dha dorëheqjen nga froni dhe firmosi abdikimin.” Unë Eduardi i VIII Mbreti Mbretërisë së Bashkuar, Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut, si dhe të shteteve të tjera mbrapa oqeanit, Mbret i Indisë, me këtë rast paraqes dorëheqjen nga froni me dëshirën time Dokumenti hyn në fuqi menjëherë. Po atë ditë dokumenti ra në dorë të kryeministrit Bollduin. Mbasdite shkoi në Parlament, dhe mori vendimin e prerë për të aprovuar abdikimin e tij. Kështu mbaroj shumë shpejt mbretërim i Eduardit të VIII, që zgjati gjithsej 325 ditë.
Karafila për seks. Kohët e fundit shërbimet sekrete Amerikane, hapën publikisht për çdo njeri që është i interesuar dosjen e Zonjës Simpson. Dosja përmban 227 faqe dhe zbulon lojrat e pista të së dashurës shejtane të Mbretit. Senzacioni më i madh është se ajo ka qënë spiune e Rajhut dhe e lidhur direkt me Hitlerin. Por historia nuk mbaron këtu, duke çfletuarfaqet e dosjes del se ajo ka qënë dashnore edhe e Ambasadorit të Hitlerit në Britaninë e Madhe. I quajtur Joahim fon Ribentrop. Ishte shumë e çuditshme që Mbreti Eduardi i VIII e admironte Hitlerin, por kryeministri Bollduin ishte i pakënaqur nga këto pasine të Eduardit. Nga ana tjetër Çurçilli  e mbështeste abdikimin e tij.
Ish agjenti amerikan prifti katolik Karl Hercog, në dosjen e sipërpërmendur tregonte:” Jam i sigurtë që Ambasadori gjerman në Britani çdo ditë i dhuron Zonjës Simpson 17 karajfila të kuq, sepse deri në atë kohë kishin bërë 17 herë takime dashurie. Por nga ana thetër ajo i vazhdonte rregullisht takimet me Eduardin e VIII, i cili e adhuronte Zonjën Simpson dhe ndjenjën e tij të dashurisë pakufi e lidhte me ndjenjën e mazohizmit. Kur takoheshin zonja simpson merrte një kamzhik të madh prej lëkure dhe e qëllonte fortë derisa e gjakoste, pastaj bënte dashuri me të. Përveç kësaj ajo njihte shumë mirë veprime seksuale ” egzotike” që i kishte mësuar në Hong Kong, në shtëpitë publike kineze. Dashuria mes Zonjës Simpson dhe Ambasadorit Ribentrob nuk vazhdoi gjatë. Ishte e vërtetë që ai ishte një burrë galant dhe dashnor i mrekullueshëm. Por ai e  zhvilloi misionin e tij sekret në mënyrë të mrekullueshme, gjithmonë nëpërmjet zonjës Simpson. Ai e lidhte Zonjën direkt me Hitlerin, ajo ishte gruaja më e lumtur kur takohej me adolfin. Dosja është e pasur edhe me shumë fotografi. Ajo ishte një spiune e denjë dhe shumë e bindur, tamam ashtu si i duhej Rajhut. Pas luftës Ambasadori Ribentrop ishte nazisti i parë që është gjykuar në Gjygjin e Nurembergut, i cili u dënua me varrje dhe u egzekutua menjëherë. Zonja Simpson asnjëherë nuk i pranoi por as nuk i mohoi dashuritë e saj të rrezikshme. Ajo i ka bërë shumë shërbime Rajhut dhe personalisht Hitlerit. Ajo mori me vete në varr shumë të fshehta. Vdiq në 1986. Siç e dimë Vagneri ka qenë kompozitori më i preferuar i Hitlerit. Bëhet fjalë për nusen e djalit më të vogël të kompozitorit të madh Zigfrid Vagner. Ajo ishte angleze dhe quhej Uinfred Uiljams Klinduërt- ishte gruaja për të cilën Adolf Hitler ndjente një tërheqje instikte. Anglezes i kishte rënë keq në kokë që të martohej me Fyrherin. Ndërkohë ajo merrej me organizimin e festivalit të tretë të Rajhut. Si nusja e vogël e kompozitorit të madh Vagner ajo po shkonte drejt realizimit të tij. Ajo donte të përfitonte nga rasti se edinte fare mirë që Adolfi kur dëgjonte muzikë dëgjonte vetëm muzikën e vjehrrit të saj. Por edhe ai i dha shpresë gjatë atyre ditëve zai tregoi një kujdes të veçantë ndaj anglezes së marrë, një flirt me Adolf Hitlerin ajo nuk do e harronte kurrë. Festivali u organizua në Bairoit, në një kështjellë të mrekullueshme të kompozitorit të madh. Festivali u përshkua nga një antisemitizëm i madh, dhe atje ishin të ftuar intelektual me bindje ultra të djatha. Kuptohet i ftuari i nderit ishte Adolf Hitleri. Më nuk u fol për nusen e Vagnerit. Ajo jetoj pë një kohë shumë të gjatë me dashurinë dhe admirimin për Hitlerin. Mbas mbarimit të festivalit ku oficerët dhe të pranishmit u harbuan dhe u lëshuan ashtu si deshën, luftës po i vinte fundi.
Eduard F. Dolan shkruan për fundin e Evës dhe të Hitlerit. Tashmë Hitleri i kishte fare të qarta ngjarjet. Prandaj duke biseduar me një nga ministrat e tij i thoshte se kishte vendosur të vriste jo vetëm veten, por edhe qentë e tij. Dhe me të vërtetë, pas disa ditësh, dy njerëz sëbashku me kujdestarin e qenit, e morrëm Blondin( kështu quhej qeni i Hitlerit) dhe e çuan për ta egzekutuar në lavanterinë e bunkerit. Egzekutimi u krye duke i futur në gojë forcërisht një pilulë cianuri. Më 20 prill, rusët ndodheshim jo më larg se dy apo tre blloqe larg bunkerit. Hitleri para se të bënte testamentin kishte vendosur të bënte celebrimin me Eva Braunin. Për këtë qëllim, në bunker ishte thirrur Vagneri, një oficer në efektivat mbrojtëse të Berlinit, që gëzonte të drejtën për të bërë celebrimin e martesës. I tronditur thellësisht që ishte në prani të Fyrherit, Vagneri lexoi një dokument të shkurtër që shpallte Adolf Hitlerin dhe Eva Braunin burrë e grua sipas ligjit. Ceremonia e martesës vijoi me një pritje të vogël, me njerëzit më të afërt të Hitlerit. Pasi ngriti një gotë shampanjë, Vagneri u largua për në kompaninë e tij, disa rrugë larg kancelarisë. Me ta nxjerrë kokën nga bunkeri Vagneri u qëllua për vdekje nga një ushtar rus. Hitleri dhe Eva u tërhoqën në dhomën e tyre. Aty ai harton testamentin e tij, një dokument në të cilin ai nuk do të harronte të shprehte urrejtjen e pakufishme për “racën e poshtër çifute.” Ai shkruante se Gjermania dhe Europa u shkatëruan për shkak të tyre.
Në 30 prill, Hitleri dhe Eva u përshëndetën me personelin e shtabit në korridorin e apartamentit të tyre. Të pranishëm ishin burra dhe gra të ndarë në dy rreshta. U shkëmbyen lamtumira të qeta. Pas kësaj Fyrheri iu drejtua hyrjes për në apartament, priti sa të kalonte Eva e para dhe pastaj e ndoqi duke mbyllur derën. Duke e ditur se çfarë do të ndodhte, njerëzit rrinin si të ngrirë në korridor. Të gjithë heshtnin ndërkohë që pritnin nga çasti në çast zhurmën  e krismave të revoleve. Sipas disa dëshmive nga apartamenti u dëgjua një krismë e vetme. Autori i librit “Bunkeri” Zhejms O’Donell, pasi pyeti shumë dëshmitarë okularë, thotë se nuk ka patur asnjë krismë. Dyert e apartamentit ku kishte hyrë Hitleri dhe Eva, ishin masive dhe të papërshkueshme nga zhurmat.
I gjetën të dy ulur galiç njëri në njërin krah, dhe tjetri në krahun e përkundërt. Eva i kishte mbledhur këmbët nën vete dhe dukej sikur po pushonte. Kishin vdekur që të dy. Eva i kishte dhënë fund jetës duke marrë një kapsull cianuri, ndërsa Adolf Hitleri pasi kishte pirë kapsullën, ia kishte hequr vetes me një plumb të vetëm në  tëmtha. Revolveri kishte rënë poshtë në dysheme, ndërsa dora e Hitlerit nderej drejt saj. Të dy trupat i hoqën shpejt e shpejt prej aty dhe duke i ngjitur përmes një shkalle të emergjencës, i nxorrën në oborrin e kancelarisë. Sipas porosisë së Hitlerit trupat i spërkatën me benzinë që ishte sjellë një ditë më parë dhe u dogjën në prani të Gëbelsit, Bormanit dhe disa ushtarëve SS.
Eva sakrifikoj për Hitlerin deri në fund, përse kaq shumë sakrifica? Mos ndoshta e dashuronte me të vërtetë apo kishte frikë nga njeriu më i fortë i asaj kohe? A nuk mund të largohej ajo prej tij pasi ra Rajhu i tretë? Por e ndoqi atë edhe në bunkerin e vdekjes në Berlin?. Kuptohet kjo ka qenë zgjedhja e saj, as e lehtë dhe as e thjeshtë, ka duruar për vite e vite sjelljet psikopatike, prej manjaku të tij. Dëshmi është se ajo ka tentuar të vetëvritet dy herë.… Rasti Eva Braun , hedh dritë mbi një aspekt tjetër: Përse e dashuronte Hitleri Evën aq shumë, ai ishte i mbushur me shumë femra…po Eva ? Thuhet se ëndra e Evës ishte të bëhej gruaja legjitime e Hitlerit dhe ajo u bë po përse në momentin e fundit para se të vdiste? Kjo është historia e një prej çifteve më të njohura të botës, jeta e të cilëve nuk doli nga dora e Shekspirit por nga historia. Mendoj se ajo është Xhuljeta e pafatë e ditëve tona, që e realizoi ëndrrën e saj të njëjtën ditë që vdiq. Kështu   më 7 maj 1945 Rajhu i tretë ra. Nga pala gjermane aktin e dorëzimit te forcat aleate do ta nënshkruante admirali Karl Denic, i cili zëvëdësonte Hitlerit sipas testamentit të lënë prej tij.
Një ditë më parë e shoqja e Gëbelsit, Magda do të vriste me dorën e vet të gjashtë fëmijët, pas kësaj sëbashku me Gëbelsin të dy, vrasin veten duke u shtrirë pranë fëmijëve të tyre të vdekur. Disa javë më vonë edhe Himleri vrau veten duke pirë një dozë helmi. Rudolf Hessi dhe disa të tjerë u dënuan me burg, Julius Shtrajker, Alfred Rozenberg, Vilhelm Frick dhe Hans Frank u dënuan me varrje në litar. Dyqind të mbijetuar do të dilnin përpara gjyqit, si kriminelë lufte. Ndërsa Herman Geringu, kreu vetëvrasje duke gëlltitur një kapsulë me helm./to