Vodafone: Nëpërmjet rrjetit tonë, agjencitë qeveritare përgjojne qytetarët

Shock shkakton raporti i Vodafone qe thote se agjencitë qeveritare, shumë herë edhe pa e kërkuar lejen e saj, pergjojne dhe regjistrojne bisedat e qytetarëve nga telefonat celular, duke instaluar ne rrjetin e saj, por dhe ne rrjetet e tjera te të telekomunikacionit, sisteme të drejtpërdrejtë pergjimi.
Me këto sisteme, shumë herë shërbimet e sigurisë dhe shërbimet e tjera qeveritare, kanë aftësinë për të pergjuar bisedat e klienteve te kompanise, pa dijenine e tyre.
Raporti prej 20 faqesh, argumenton pergjimet qeveritare kryesisht ne 29 shtete te botes, perfshire dhe Shqiperine.
Në Shqipëri, Egjipt, Hungari, India, Malta, Katar, Rumani, Afrika e Jugut dhe Turqi, eshte e paligjshme të zbulojnë çdo informacion në lidhje me përgjimet telefonike ose përgjimin e përmbajtjen e bisedave telefonike dhe mesazheve , thotë Vodafone në raport e saj.