Kompania holandeze Е-Njoint B.V. është duke e zhvilluar dhe prodhuar xhointin e parë elektronik në botë.
Sipas Corriere della Sera-s, bëhet fjalë për prodhim me një përdorim, që u dedikohet argëtimeve, ngjarjeve muzikore, për në bare, klube dhe ngjarje të tjera të ngjashme.Momentalisht prodhohen 10 mijë xhointe elektronike njëpërdorimëshe në ditë që mund të blihen nëpër qoshqe gjithandej në Holandë, kurse së shpejti do të shiten edhe në vende të tjera të Evropës.
Është i ngjashëm me xhointin e vërtetë me dizajnin e-Njoint dhe plotësisht legal, sepse nuk përmban substance psikoaktive, as duhan,as nikotinë. Shitet me çmimin 9 euro me gjashtë lloje shijesh prej pemëve./tetovanews.info
Shikoje videon:






