VIDEO: Rumeysa Gelgi nga Turqia, e lartë 2 metra e 13 centimetra, hyri në Librin e Rekordeve Guinness



Rumeysa Gelgi nga Turqia, e cila është e lartë 2 metra e 13 centimetra, hyri ne Librin e Rekordeve Guinness si vajza më e lartë në botë nën moshën 18 vjeç.

“Disa më shikonin sikur të mos isha qenie njerëzore.Por, kur u rrita, nuk jua vija veshin gjërave të këtilla. Më vështirë e kam që nuk mund të ec vetëm. E kisha patjetër që shkollën fillore ta mbaroj në shtëpi, kurse tani ndjek shkollën e mesme. Momentalisht nuk rritem më. Që kur kam lindur, mjekët kanë ndjekur gjendjen time. Tre vjet kam pirë ilaçe të ndryshme, por gjatësia ime u rrit shpejt. Kur e ndërpreva përdorimin e ilaçeve, isha e gjatë 2.02 metra.Prej atëherë kam vazhduar të rritem "– sqaron Rumeysa.

Shikojeni videon: