VIDEO: Pse “dalit” është fjala më e vrazhdë në botë?



Pjesëtarët e fisit dalit në Indi janë të dënuar që t`i bëjnë punët më të rënda – bartjen e kufomave në shpinat e zhveshura, pastrimin e wc-ve, të merren me lypësi, prostitucion dhe gjithnjë duhet ta durojnë nënçmimin nga të tjerët. 

Ata nuk mund të futen nëpër restorante dhe lokale, nuk u lejohet të blejnë sanduiç, në dyqane ushqimi nuk u jepet në dorë por u hidhet në dysheme. Ata llogariten aq të “papastër” sa nuk lejohen të jetojnë nëpër fshatëra, po vetëm në vende të banuara jashtë tyre.
Shkollat dhe tempujt janë të ndaluara për dalitët, a jo rrallë edhe burimet e ujit të pijes.
Çfarë kanë bërë dalitët që kanë këtë fat? Kanë lindur në kastën më të ulët nga e cila nuk do t`ju lejohet të dalin asnjëherë.
Megjithatë, kjo popullsi që kap shifrën 166 milionë frymë, ka bërë të pamundshmen. Me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare ka filluar të luftoj për të drejtat e saj. Të nëpërkëmbur me të gjitha mënyrat ata kanë filluar të ndihmohen dhe të zgjohen.
Mund ta paramendoni se sa e zemëruar ishte kasta e privilegjuar kur në zgjedhjet për president të shtetit u zgjodh K.R. Narajanan (1920–2005) – dalit.
Në zonat urbane, gjërat janë përmirësuar dhe diskriminimi është minimizuar, në fshatëra ndarja është më e dukshme,  por studimet e fundit tregojnë se edhe aty shfrytëzimi është pakësuar. Nganjëherë, bota shokohet nga këto video ku shihet se si dalitët vazhdojnë të rrokullisen mbi mbetjet e ushqimit të të pasurve.

Dhe, paramendojeni, 29 përqind e popullsisë së Panxhabit janë dalit, kurse përbëjnë 16 përqind të popullsisë së përgjithshme të Indisë, pra janë mbi 166 milionë./tetovanews.info

Related Posts: