VIDEO: Një çift vampirësh në lidhje dashurie e shokojnë Britaninë e Madhe duke folur për përvojat e tyre të përgjakshme seksuale


Në një emision televiziv të mëngjesit ata deklaruan disa gjëra që shokuan çdo kë që i dëgjoi. Britanikët Pireta Blejz dhe Endi Filt ishin mysafirë të programit të mëngjesit në kanalin “ITV”, ku e pranuan se janë vampirë të vërtëtë të gjallë.

Treguan se si pijnë gjakun e njëri – tjetrit për ta forcuar lidhjen e tyre, transmeton Mondo.
- Në takimet me vampirët e tjerë pijmë gjakun e njëri – tjetrit. Mos na kuptoni gabimisht, gjaku i çdo pjesëmarrësi testohet.. Krahas kësaj, testohet edhe historia e shëndetit mendor, që çdo gjë të shkojë sa më mbarë – thanë vampirët, që kanë edhe një fëmijë.
Pastaj ata sqaruan se “gjaku thithet te veshi, te qafa, me gjilpërë ceremoniale shpohet lëkura”. Dhe bëhet fjalë për sasi të vogla gjaku.

- Mendojmë se kjo ceremoni e thellon lidhjen tonë, na bën më shpirtëror. Duhet ta theksojmë patjetër se këtu nuk bëhet fjalë për sadizëm, as për sadomazohizëm – thanë ata./tetovanews.info