Video nga përmbytjet në Bullgari (VIDEO) (FOTO)


Bullgaria Lindorë është përfshirë nga përmbytje të mëdha si pasoje e shirave të dendur të rënë së fundi. Zyrtarët raportojnë për të paktën 11 persona të vdekur në Varna, ndërsa shumë të tjerë janë shpallur të zhdukur. 

Mediat ndërkombëtare raportojnë për një situatë të rëndë sidomos në qytetin e Varnas që ndodhet pranë Detit të Zi. Shumë rrugë janë kthyer në lumenj. Niveli i ujit ka arrit mbi një metër në disa zona, ndërse shqetësuese është situata lidhur me furnizimin me energji elektrike dhe komunikimin.

Meteorologët kanë thënë se shiu i rënë gjatë 24 orëve të fundit është i barabartë me vlerën e reshjeve të një muaji të tërë. 

Grupet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 11 persona, të cilët kishin hipur mbi çatitë e shtëpive në qytetin Kilifarevo, në Bullgarinë Qendrore. 

Meteorologët kanë parashikuar se kushtet e motit pritet të jenë të njëjta edhe në orët e ardhshme.