VIDEO: E rrahën, shtin me armë, e futën në thes dhe e hodhën në një kanal


Saba Maksod (18) nga Pakistani, përjetoi torturë të paparë nga familja e saj, shtin dy herë me armë, pastaj e hedhin në kanal sepse, kundër dëshirës së tyre, u lidh me njeriun që e donte.

U martua me fqinjin e saj Muhamed Kajsel, kurse pesë ditë pas kurorëzimit përjetoi linçimin nga i ati, daja, vëllezërit dhe tezet etj. E çuan në Hafizad, gjuajtën me armë drejt saj, e futën në thes dhe e hodhën në një kanal duke menduar se kishte vdekur.
Pas disa minutash asaj i erdhi vetëdija dhe filloi përpjekjet për të dalë nga thesi, pastaj arriti të shkojë deri te një pikë karburanti, ku ra në sy të kalimtarëve të cilët e dërguan në spitalin më të afërm.
Shumë familje konservatore pakistaneze besojnë se është e pandershme që vajza të dashurohet dhe vetë ta zgjedh burrin e saj.Nga familjet e tilla, prej gruas kërkohet që të pranojë një martesë të rregulluar paraprakisht prej tyre.Në të kundërtën, vjen vrasja për nderë. Policia ka filluar hetimet për rastin në fjalë, por të gjithë të akuzuarit janë në arrati.



Vrasjet për nder janë shumë të përhapura dhe shumë raste kalojnë pa u zbuluar.Vetëm gjatë vitit të kaluar mund ta kenë pësuar mbi 869 vajza./tetovaneës.info