Qeveria islamiko-konservatore turke paraqiti sot në parlament një projektreformë që ka si synim rigjallërimin e procesit të paqes, që aktualisht ndodhet në një pikë të vdekur, me separatistët kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Në tekst propozohet një kuadër ligjor mbi debatin që zhvillohet që në vjeshtën e vitit 2012 mes përgjegjësve qeveritarë turk me shefin e burgosur të PKK-së, Abdullah Ocalan.
Ky projekt parashikon gjithashtu mbrojtjen juridike të përgjegjësve të vendit të përfshirë në negociata me PKK-në, që konsiderohet nga Turqia dhe një pjesë e mirë e komunitetit ndërkombëtar si një organizatë terroriste.
Ky prjekt përgatit gjithashtu rehabilitimin e luftëtarëve të PKK-së duke autorizuar qeverinë të marrë masat e nevojshme për kthimin e tyre në shtëpi dhe t’i ndihmojë që të integrohen në jetën sociale.
Partia qeverisësë Drejtësi dhe Zhvillim (AKP, islamiko-konservator) ka maxhorancën në parlament, për këtë arsye ky projekt pritet të votohet shumë shpejt.
Tensonet u rritën ndjeshëm javët e fundit në juglindje të Turqisë ku ka një maxhorancë kurde ku përplasjet shkaktuan vdekjen e të paktën tre kurdëve. Konflikti kurd ka shkaktuar vdekjen e 45 mijë personave që prej vitit 1984.






