Truri me kreativ në mes të natyrës


Ecja në mal apo në parqet në natyrë, pa telefon apo kompjuter, rrit kapacitetin e mendimit deri në 50 për qind. Lajmi konfirmohet nga një studim i kryer në universitetin e Kansasit. Në këtë studim u morën në shqyrtim 56 individë të ndarë në 8 grupe të ndryshme. Ndarja e tyre u bë në malet dhe fushat e Alaskës, Kolorados, Maine si dhe në Uashington. Vullnetarët nuk kishin me vete telefonat, kompjuter, apo pajisjse të tjera elektronike, duke kaluar katër ditë mes natyrës. Përpara se të niseshin, gjysma e personave pjesëmarrës në studim, dmth 28 prej tyre të përfshirë, u testuan në kapacitetin e tyre për krijimin e marrëdhënieve mes grupit, sikurse janë mundësia e tyre për krijuar marrëdhënie dhe për të zgjidhur probleme. Pjesa tjetër e grupit është testuar 4 ditë pas qëndrimit në natyrë, nga ku rezultoi se kapaciteti i tyre kreativ ishte deri në 50 përqind më i lartë në krahasim me të tjerët. Autorët shpjeguan se: “ ekspozimi në ambient të hapur, pra në natyrë, kishte impakt në tru dhe në shtimin e kapacitetit thithës. David Strayer, koordinator i studimit deklaroi se stakimi për një ditë të vetme nga teknologjia, celulari dhe rrjetet sociale, lejon trurit të pushojë si dhe të rivendosë proceset e të menduarit kreativ.