Prokurorët brazilianë po hetojnë dyshimet se organet trupore janë marrë ilegalisht nga trupa të paidentifikuar dhe janë shitur për kërkime mjekësore.
Ka dyshime se organet janë marrë nga trupa pa përpjekjet e duhura për të gjetur të afërmit dhe pëlqimin e tyre.
Shërbimi mjeko-ligjor në Sao Paolo është në fokus të hetimeve.
Por zyrtarë të tyre kanë dënuar çdo aktivitet ilegal duke thënë se gjithmonë kanë ndjekur procedurat.
Shitja e organeve në Brazil është në kundërshtim me ligjin.






