Disa nga yjet më të famshëm të muzikës kanë kërkesa shumë të papritura nëpër turne.
Pra, në fakt duan qirinj të veçantë, instruktorë të yoga-së, masazh dhe disa ushqime të veçanta, e deri te lodrat seksuale.
Kërkesat e Jennifer Lopez janë lulet e bardha (mundësisht trëndafila apo zambakë), rroba të bardha, mbulesa të bardha për karrige, qirinj të bardhë dhe peshq të bardhë.
Mariah Carey padyshim është një adhuruese e madhe e kafshëve, kështu që në listën e mirëpritjes mund të gjendet kërkesa për 20 kotele të bardha dhe 100 pëllumba, një shishe Cabernet Sauvignon (me vlerë 200$), 20 trëndafila të bardhë dhe qirinj me aromë vanilje.
Orenditë dhe dekori i dhomës nuk duhet të jenë me përmasa shqetësuese.
Këngëtarja kontroverse Lady Gaga absolutisht e arsyeton këtë epitet, të paktën mund të konkludohet në bazë të kërkesave të saj. Ajo këmbëngul për një kukull me flokë të kuqe, divan me lëkurë të bardhë, trëndafila të freskët dhe perde saten të zeza.
Në dispozicion ajo duhet të ketë gjalpë me fara liri dhe postera të vjetër me fotografitë e David Bowie, Elton John, etj.
Jay-Z-i kërkon të shëtitet në modelin e fundit “Maybach” të zi, kurse në dhomë duhet ta presin dy shishe me shampanjën më të shtrenjtë dhe dy shishe verë nga viti 2004.
Adele pretendon diçka më modeste. Dëshiron cigare Marlboro Lite, birrë evropiane dhe sanduiçë pa domate.
Ajo gjithashtu këmbëngul se çdo adhurues i cili fiton bileta falas duhet të japë diçka për qëllime humanitare, pa përjashtim.
Kanye West dëshiron që në një hotel ta presin peshqirët Versace dhe çdo shofer i tij duhet të veshë rroba të bëra nga 100 për qind pambuk. /Zëri/






