TEHERAN – Rohani: Irani do të bëjë gjithçka për mbrojtjen e vendeve të shenjta shiite


Presidenti iranian, Hassan Rohani theksoi sot se Irani, me shumicë shiite, do të bëjë gjithçka për të mbrojtur vendet e shenjta të islamit shiit në Irak, përballë kërcënimit të xhihadistëve të shtetit islamik të Irakut dhe Levant (EIIL).
“Përsa i përket vendeve të shenjta të imamëve shiitë në Irak, ne paralajmërojmë fuqitë e mëdha, vrasësit dhe terroristët, se populli i madh iranian do të bëjë gjithçka për t’i mbrojtur”, deklaroi Rohani në një fjalim të mbajtur në Khoram-Abad.
Ai citoi katër qytetet irakiane ku ndodhen mauzoletë e imamëve shiitë, Kerbala, Najaf, Kazimiyah dhe Samarra, ku qindra mijëra iranianë shkojnë çdo vit në pelegrinazh.