Të tjerët më mirë mund t'i shohim me sy të hapur
Të tjerët më mirë mund t'i shohim me sy të hapur, ndërsa veten nëse dëshironi ta njihni, ta shihni dhe pastaj ta ndërtoni si duhet, mbyllni sytë fillimisht, sepse vetëm kështu mund të futeni në mbretërinë e qenies suaj. Me sy të mbyllur do të arrini ta shihni veten nga brenda; prej aty ku ngjizen mendimet dhe vendimet për botën jashtë avllisë suaj! Iljasa Salihu





