Tanket ruse në Donetsk të Ukrainës (VIDEO)


SHBA nuk do të pranojë asnjë ndërhyrje të trupave ruse në lindje të Ukrainës, theksoi sot Shtëpia e Bardhë.
“Ne do të mbikëqyrim situatën nga afër. Nuk do të pranojmë, nën asnjë justifikim, vendosjen e forcave ushtarake ruse në lindje të Ukrainës”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.
“Informacionet që vijnë nga Moska, sipas të cilave Ministria ruse e Mbrojtjes parashikon krijimin e kordoneve ushtarake në lindje të Ukrainës janë gjithashtu shqetësuese”, shtoi Earnest.
Një zyrtar amerikan akuzoi sot Rusinë për vendosjen e trupave ushtarake shtesë pranë kufirit me Ukrainën dhe përqendrimin e materialeve ushtarke në jugperëndimin rus për të mbëstetur separatistët në lindjen urkainase.