Sulmohet me sëpatë imami i Oslos


Zyrtarët norvegjezë thonë se imami i xhamisë kryesore në Oslo është shtruar në spital, pasi një sulmues i maskuar e ka goditur atë me një sëpatë të vogël, në qendër të kryeqytetit norvegjez. Nehma Ali Shah është sulmuar derisa kthehej në shtëpi nga xhamia Jamaat Ahle-Sunnat, mbrëmjen e së hënës. Udhëheqësi fetar është tani në gjendje të qëndrueshme, pasi i është nënshtruar operacionit. Policia është duke analizuar pamjet nga kamerat e sigurisë. Xhamia, e themeluar më 1977, ka rreth 5,000 anëtarë dhe fillimisht ka shërbyer si qendër për imigrantët e gjeneratës së parë nga Pakistani./rel

Related Posts: