Me 150 milionë pasagjerë në vit do të jetë aeroporti më fitimprurës në botë”, deklaroi kryeministri Recep Tayip Erdogan. ”Do të punojnë 100 000 punëtorë”, shtoi ai. Etapa e parë e ndërtimit do të përfundojë në tetor 2017. Tenderin për ndërtimin e këtij aeroporti e fitoi konsorciumi ”Liman-Kolin-Mapa-Kaljon”. Ky grup dha ofertën më të madhe prej 22,15 miliardë euro dhe pas 25 vjetësh do t’i kalojë shtetit turk. Për ndërtimin e tij do të shpenzohen 350 000 tonë çelik dhe rreth 10 000 tonë alumin. Aeroporti i ri do të ketë 165 ura komunikimi, komunikacion hekurudhor, terminale-ndërtesa, tre blloqe teknike për kontroll të komunikacionit, tetë kulla kontrolluese, gjashtë pista për të gjitha llojet e avionëve, sallon VIP, kargo terminal, rezidencë shtetërore dhe parking me kapacitet për 70 000 automjete. Gjithashtu në aeroport do të ketë edhe qendër shëndetësore, hotele, stacion të zjarrfikësve, objekte fetare, qendër kongresi dhe shumë objekte dhe shërbime të tjera. Ndërtimi i aeroportit në tërësi duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2018.
Home »
» STAMBOLL – Turqia drejt ndërtimit të aeroportit më të madh në botë






