SPY STORY / Një udhëtim me spiunazhin nëpër shekuj


Nga 007-at e parë të paguar prej faraonëve të Egjiptit të lashtë, deri tek agjentët e fshehtë të Luftës së Ftohtë, e deri tek operatori modern i shërbimeve të inteligjencës. Udhëtimi magjepsës në kohë me zanatin më „top secret“ të historisë së njerëzimit
Cfarë kanë të përbashkët James Bond, Marlene Dietrich dhe Mata Hari? Përgjigja është e menjëhershme, duke patur parasysh famën e personazheve: ishin të tre spiunë. Një “zanat” tërheqës që ka frymëzuar kinematografinë dhe letërsinë, është ngjitur në maja gjatë Luftës së Ftohtë, por me origjinë shumë të lashtë, të paktën sa edhe arti i luftës. Praktikisht, kuptohet menjëherë se kush praktikon më mirë spiunazhin, disponon një avantazh të dukshëm ndaj kundërshtarit. Mendja, mashtrimi, dredhia shpesh herë mbizotërojnë ndaj forcës.
Eshtë e mundur që ky koncept ka qenë i njohur që në kohën e sumerëve, akadëve të Sargonit, babilonianëve të Hamurabit dhe Hiksosëve, por kronikat e para të besueshme në këtë fushë, të nxjerrë nga gjetje të caktuara arkeologjike, na vijnë nga Egjipti i lashtë. Gjatë dinastisë XIX (Ramses II, 1290-1224) përvijohet qartë roli i spiunazhit për të influencuar fatet e luftës në betejën e famshme të Kadeshit (në Lumin Oront, në Sirinë e sotme). Faraoni është konfuz për shkak të spiunëve armiq, mbi grumbullimin real të trupave itite që kanë ardhur të pushtojnë vendin e tij. Sa vjen e afrohet një humbje e thellë për egjiptianët. Megjithatë, Ramses II, vendos që të përdorë të jëjtat armë si armiku. Kështu që, dërgon të maskuar disa prej nejrëzve të tij më të zotë në brendësi të trupave të armikut me deytrën që të verifikojonë se prej ku do të vinte sulmi final. Misioni është i suksesshëm. Lajmet e vyer që dërgojnë spiunët egjiptianë i lejojnë faraonit të vendosë aty ku duhet mbrojtjen e tij si dhe të përmbysë fatet e luftës e cila përfundon me një lloj barazimi. Mbi bazën e mësimeve të nxjerra në Kadesh, krijohet në oborrin e faraonit posti i një funksionari të lartë i quajtur „syri dhe veshi i Mbretit“, i ngarkuar për t’u marrë me cështjet e sigurisë së brendshme dhe të jashtme, një lloj shefi i shërbimeve të fshehtë ante litteram.
Do të jetë falë tij, për shembull, që Ramses do të mund të zbulonte komplotin e quajtur „haremi i madh“, një revoltë e vërtetë brenda pallatit, udhëhequr nga disa konkubina të Mbretit Diell, që dëshironin të vendosnin në vendin e tij djalin e njërës prej grave të tij të preferuara. Sistemet informativë të egjiptianëve do të merreshin dhe përmirësoheshin edhe nga asiro-babilonianët dhe persët. Por, do të duhej të vinte koha e Aleksandrit të Madh, një prej strategëve më të famshëm të hsitorisë, mbret i Maqedonisë nga 336 deri në 323, për të filluar dhe folur për një sistem të vërtetë të shërbimeve të fshehtë. Në fakt, pushtimi i perandorisë perse brenda vetëm dhjetë viteve, nuk do të kish qenë i mudnur pa një rrjeti të organizuar të mbledhjes së të dhënave përpara cdo beteje të rëndësishme, nëpërmjet agjentëve të tij të fshehtë.
Në këtë mënyrë arrinte të njihte njësitë e ushtrisë së armikut, gjeografinë e territorit, tendencat politike të popujve, e madje edhe karakterin e mbretit. Nëse në mbretëritë lindore përdorimi i spiunazhit është boll i shpeshtë, Athina dhe Roma nuk do të shfaqnin të njëjtin interes, kjo për shkak të një qasjeje të ndryshme ndaj politikës si dhe për shkak të një organizimi të ndryshëm ushtarak. Vetëm me ardhjen e Jul Cezarit (100-44 para Krishtit), mbi të gjitha në momentin e pushtimit të Galisë dhe Britanias, Roma do të niste të përdorte sistemet informativë.
Historiani Svetoni na rrëfen se si funksiononte shërbimi i fshehtë i Cezarit: „Gjatë ekspeditave të tij nuk ishte e qartë nëse Cezari ishte i suksesshëm p;ër shkak të maturisë së tij, apo për shkak të pakujdesisë. Në fakt, ai asnjëherë nuk e udhëhiqte ushtrinë në rrugë potencialisht të rrezikshme, po e studiuar më parë më së miri vendosjen dhe terrenin, dhe e udhëhoqi atë drejt Britanias vetëm pasi kishte mësuar detajet mbi portet, mbi lundrimin, mbi mënyrat e zbarkimit në ishuj. Një version modern i mbledhjes së „informacioneve parandalues“!
007 i parë në oborrin e Anglisë
Ndryshe nga vendet e lindjes, në Perandorinë Romake të perëndimit, që nga rënia e saj në vitin 476 pas Krishtit e deri në zbulimin e Amerikës (1492), arti i spiunazhit do të lihej mënjanë, do të flijohej në altarin e etikës kalorësiake, e cila mbizotëronte në periudhën e Mesjetës. Do të ishte një grua që do t’i ndryshonte gjërat. Në vitin 1558, Elisabeta I Tudor erdhi në fronin e Anglisë, dhe gjeti një vend të dobësuar dhe të izoluar, ku edhe vetë të drejtat e saj dinastike nuk është se i njiheshin me siguri të plotë. Për t’u bërë ballë vështirësive politike në rritje dhe për t’u mbrojtur nga armiqtë e saj të shumtë, nuk kishte rrugë tjetër përvecse të përdorte spiunazhin e praktikuar në shkallë të gjerë. Vec të tjerash, kishte fatin që mund të mbështetej tek një kryeministër vecanërisht i ndjeshëm ndaj cështjeve të sigurisë, Ëilliam Cecil, i cili krijoi State Defense, një organizëm kompetent si për spiunazhin jashtë vendit, ashtu edhe për kundërspiunazhin brenda vendit. Cecil do të inauguronte edhe një shërbim të parë të „shërbimit të shifrimit“, si për të bërë të pakuptueshëm për kundërshtarët sekretet që përmbanin letërkëmbimet mbretërorë, përmes zëvendësimit të shkronjave apo futjes së nomenklaturave (fjalë dhe fraza kyce), ashtu edhe për të deshifruar mesazhet e interceptuar të armikut.
Shërbimi do të koordinohej nga njeriu misterioz John Dee, astrologu i oborrit, i cili do të firmoste me 007 (00 kishte domethënien që leximi i dokumentit ishte i rezervuar vetëm për dy sytë e mbretëreshës, 7 ishte numri i tij i preferuar). Një sigël që me sa duket ka frymëzuar Ian Fleming për emrin e agjentit të tij të preferuar.
Veprën e Cecil do ta conte më tej Francis Ëalsingham i cili do të drejtonte me një aftësi të jashtëzakonshme nëj rrjet shumë të madh agjentësh të përhershëm, me banim edhe në shumë kryeqytete të vendeve të tjerë. Në Angli preferonte që të vinte në shërbimin e tij të rinj që vinin nga Universitetet e Oksfordit dhe Kembrixhit. Roli i shërbimeve të Ëaxingham do të ishte përcaktues në trajtimin e rastit të Mary Stuart, mbretëresha katolike që aspironte të hipte në fron duke rrëzuar protestanten Elisabeta. Mary, në fakt, do të ekzekutohej me prerje koke për shkak të shkëmbimit të disa letrave „të koduara“ me aristokratin e ri katolik Anthony Babington, letra që u interceptuan dhe u lexuan nga shërbimi i fshehtë.
Walsingham, duke imituar kaligrafinë e mbretëreshës katolike dhe duke përdorur kodin e saj të fshehtë, i shtoi letrës së Maryt drejtuar Babington edhe nëj shënim në fund të saj ku i kërkonte që të njihte emrat e aristokratëve që mbështesin kauzën katolike. Babingtoni ra në kurth dhe dërgoi një letër me listën e kërkuar, e cila natyrisht do të shkonte direkt e në tryezën e Ëalsingham! Në atë pikë, Elisabeta nuk kishte më zgjedhje: nuk mund të mos urdhëronte që Mary dhe bashkëpunëtorët e saj të ekzekutoheshin.
Dashuri fatale
Historia e spiunazhit është e mbushur me ngjarje të panumërta, të ndërthurura dhe misterioze. Një prej anektodave më të spikatura i takon Alfred Redl (1864-1913), shefi brilant i Evidenzbureau austriake, organizmi i ngarkuar për të mbledhur informacione nga cdo burim i mundshëm për sigurinë e Perandorisë. Redl ishte një inovator i madh sepse futi disa procedura që ishin revolucionare për kohën, e që më vonë u përshtatën nga të gjithë shërbimet europianë: skedat biografike me gjurmët dixhitale, fotografi të të dyshuarve, mbikëqyrje e grupeve politikë, përgjimet e parë telefonikë, gjurmime të vazhdueshëm dhe rregjistrime në cilindra dylli (pararendësit e magnetofonit).
Megjithatë, Redl ishte në qendër të një skandali të pabesueshëm, duke u bërë protagonist i atij që më vonë do të merrte emrin „paradoksi Redl“. Ai ishte homoseksual, u dashurua marrëzisht pas një nxënësi të tij, Stephan Horomodka, dhe nuk hezitoi që të shiste sekretet shtetërorë vetëm që të kënaqte kërkesat e vazhdueshme për para të të dashurit të tij. Do të arrinte deri në atë pikë sa të bënte me homologun e tij rus një lloj „marrëveshje të heshtur“, absolutisht unike në historinë e spiunazhit, me anë të së cilës të dy palët angazhoheshin reciprokisht që të shkëmbenin emrat e agjentëve të tyre, të cilët më pas zbuloheshin dhe arrestoheshin, ndërkohë që shefave të agjentëve u jepeshin medalje mirënjohjeje, ngriheshin në detyrë dhe shpërbleheshin.
Ky njeri, pra, kontribuoi vetë duke sjellë hapa gjigandë për shërbimet e fshehtë të Perandorisë Austro-Hungareze, për t’i tradhëtuar më pas në favor të armikut rus, të cilëve do u shiste madje edhe planet e shpërndarjes së trupave austriake në fillimin e Luftës së Parë Botërore. Inovator i madh, tradhëtar i madh! Kur u zbulua, nuk kishte rrugë tjetër vec vetëvrasjes.
Spiuni global
Që nga Lufta e Madhe ndryshoi gjithcka. Konflikti kish të bënte më me ushtritë apo popullsitë e interesuara nga skenarë të caktuar operativë, por kërkonte edhe një sforcim të të gjithë vendit për të konsoliduar potencialin luftarak dhe aftësinë e rezistencës. Pra ishte e domosdoshme jo vetëm të njiheshin numrat e pjesëve të artilerisë apo lëvizjet e divizioneve apo futjen e armës më të fundit në kampin e armikut, por edhe të zbulohej gjendja e industrisë, sigurimi i lëndëve të para dhe vendburimi i tyre, transaksionet financiare, progresi i kërkimit shkencor, morali i trupave. Pra, civilët do të hynin në botën e spiunazhit: matematicienë, inxhinierë, docentë universitarë, linguistë, ekspertë të fushave të ndryshme filluan t’u bashkohen teknikëve ushtarakë, duke i përmirësuar dukshëm rezultatet.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore pati një zhvillim të jashtëzakonshëm të veprimeve klandestinë. Që nga spiunazhi ekonomik, tek teknikat e rafinuara të propagandës politike, që nga lufta psikologjike tek praktikat e mashtrimit (veprimtari disinformimi), që nga interceptimet dhe zbulimet e mesazheve të koduar të armikut e deri tek veprimet ushtarakë jokonvencionalë (sabotim dhe guerilje). Në mënyrë emblematike, lufta nis pikërisht me një operacion “informacioni të finalizuar” të nazistëve, operacioni Himmler dhe përfundon me një veprimtari të paharrueshme mashtrimi anglo-amerikan, operacioni Fortitude.
Në fakt, në 1 shtator 1939 shumë gazeta titulloheshin “Polonia sulmon Gjermaninë”. Një agresion i mirëpritur nga Hitleri, i cili më në fund mund të lëshojë gjashtëdhjetë divizionet e tij, prej kohësh në pritje, në drejtim të Varshavës për të ndëshkuar arrogancën polake. Dhe operacioni Himmler! Cfarë kishte ndodhur? Një ditë më herët shtatë agjentë të SS, të stërvitur në mënyrët ëpërsosur dhe të veshur si ushtarë polakë, kishin vënë nën zotërim një stacion radiofonik të një qyteze gjermane në afërsi të kufirit me Poloninë, Gleivitz. Që nga mikrofonët e radios, që transmetonte në shkallë kombëtare, grupi kishte lexuar deklarata të forta antinaziste. Gjatë këtij oepracioni, ishte parashikuar sulmimi i disa gjermanëve që ishin në dijeni si dhe një kufomë (e marrë në kampet e përqëndrimit), i armatosur dhe veshur si ushtar polak. Një provë përfundimtare e agresionit. Dy ditë më vonë shpërthen Lufta e Dytë Botërore.
Operacioni Fortitude, nga ana tjetër, u mundëson anglo-amerikanëve që të devijojnë gjermanët nga vendi ku do të ndodhë zbarkimi i madh i aleatëve në Francë, në qershor 1944, për hapjen e “frontit të dytë”. Plani parashikonte krijimin e “gjoja” dyzetë divizioneve të vendosur në zonën e Dover dhe me shtrirje drejt Calais. Përmes një veprimtarie intensive në radio transmetoheshin direktiva false: specialistë të rekrutuar për këtë qëllim bëjnë të besohet për ekzistencën e një trupi të ri të armatës.
Dhe për të krijuar edhe përshtypjen vizive (për avionët spiunë gjermanë) ndërtohen tanke prej kaucuku, kamionë prej druri, profesionistë të kinemasë realizojnë zjarre të mëdhenj për t’i krijuar përshtypjen aviacionit nazist se ka shënjestruar depozita karburanti. E gjithë kjo për të mbajtur të fshehur destinacionin e vërtetë final: Normandinë. Pas zbarkimit të aleatëve në brigjet e Normandisë, komanda e lartë gjermane, e befasuar dhe konfuze, do të vonohet 48 orë për të vendosur përqëndrimin e të gjithë divizioneve të disponueshëm në frontin e ri. Dy ditë fatale për nazistët. Në ndërkohë, aleatët kanë konsoliduar shënjestrën e tyre: është i pafrenueshëm tashmë zbarkimi i trupave që do të clironin Europën.
Periudha e nxehtë e Luftës së Ftohtë, me fundin e Luftës së Dytë Botërore do të niste fazën më të spikatur të historisë së spiunazhit. Tensioni i madh politik mes dy superfuqive, Shteteve të Bashkuara dhe BRSS, të ndara prej ideologjive të kundërvëna, duhet të kontrollohej nga vetëdija se duhej të shmangnin përplasjet ushtarake, mbi të gjitha në momentin kur të dyja arrijnë ekuilibrin bërthamor dhe bashkë me të sigurinë që do të shkatërroheshin reciprokisht në rast lufte bërthamore (Doktrina e MAD: Mutually Assured Destruction). Kështu që lufta nuk mund të ishte e drejtpërdrejtë, e nxehtë, por më shumë indirekte, e ftohtë (një shprehje e pagëzuar nga këshilltari presidencial Bernard Baruch dhe nga gazetari Ëalter Lippeman), e luftuar pra në vende të tretë (Korea, Vietnami, Amerika Qendrore) dhe nëpërmjet shërbimeve të fshehtë që do të njihnin kështu një ekspansion të paprecedentë në historinë e inteligjencës. Dy blloqet e kundërvënë njëri-tjetrit nga njëra anë kërkonin të mbroheshin nga kundërshtari, por nga ana tjetër përpiqeshin ta “penetronin” me të gjithë mjetet në dispozicion të spiunazhit dhe të shërbimeve të fshehtë dhe që në këtë periudhë të vështirë, si të thuash, “bashkëjetonin”.
Agjentët e fshehtë përfshiheshin nën jë gamë të gjerë specialitetesh: agjentë të influencës (operonin në brendësi të një shteti kundërshtar për të ndikuar pozitivisht në opinionin publik kundrejt vendit që i përkisnin); agjentë penetrimi (urithët e famshëm, të infiltruarit në institucionet publike apo brenda vetë shërbimeve të fshehtë të vendit kundërshtar); agjentë të dyfishtë (që punonin për shërbimin e fshehtë të vendit kundërshtar me miratimin e shërbimit të fshehtë të vendit të origjinës); agjentë specialë (jashtëzakonisht shumë të stërvitur dhe operativë, janë 007-at e vërtetë); të përgjumur (vendosen në vendin kundërshtar me veprimtari tërësisht të ligjshme, në pritje për t’u aktivizuar në momentin e duhur); legalë (veprojnë në vendin kundërshtarë me mbulesë ligjore, duke përdorur përgjithësisht statusin që buron nga akreditimi diplomatik, janë Sekretarët e Parë falsë të ambasadave).
Simbol i kësaj bote ku gjërat ecnin në fshehtësi, i këtyre veprimtarive të nëndheshme, i këtyre tragjedive personale për të cilat opinioni publik nuk di shumë gjëra, përvec atyre që sheh në filma apo lexon në romane të frymëzuar nga realiteti i atij momenti historik, është ndoshta ura Glienicke (ura e spiunëve, Glienicker Bruecke), në Berlin, mbi lumin Havel. Teatër (ashtu sikurse një tjetër vend emblematik i ndarjeve të epokës, Checkpoint Charlie) i shkëmbimeve të paharrueshëm të spiunëve. I famshëm ka mbetur ai mes Gary Poëers dhe sovjetikut Vilyam Genrikhovich Fisher (alias Rudolf Abel, identitet me të cilin do të njihej në Europë). Poëers ishte piloti i avionit spiun U2 që u rrëzua në kulmin e Luftës së Ftohtë, në qiejt sovjetikë dhe që për mrekulli mbijetoi. Pasi u arrestua, u dënua me 10 vite burg. Vilyam Fisher, nga ana e tij, ishte mes “të paligjshmëve” të Moskës, ndër më eficientët e shekullit XX. Në Shtetet e Bashkuara kishte krijuar një rrjet të fuqishëm spiunazhi. Pasi u zbulua, ishte dënuar me 30 vjet burgim. Në 10 shkurt të vitit 1962 të dy u kryqëzuan në urën Glienicke ndërsa u ktheheshin vendeve respektivë të origjinës, secili i bindur se kishte bërë detyrën e tij dhe u kishte shërbyer interesave të kombit.
Rreziqe të rinj nga e gjithë bota
Fundi i Luftës së Ftohtë, në mos përcakton “fundin e historisë” (sipas formulës së famshme të hsitorianit të famshëm amerikano-japonez Francis Fukuyama), me siguri provokon fundin e një historie. Një histori që zgjati gjysmë shekulli gjatë të cilit rregullat e Lojës së Madhe janë të njohura, armiqtë të panjohur, rreziqet të parashikueshëm, sfidat të qarta. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, shërbimet e fshehtë ndërkombëtarë do të duhej të përballeshin me një situatë krejt të re, që kërkonte një riorganizim të thellë.
U kalua, në fakt, nga rreziqet klasikë (në nivel shtetesh, gjeografikisht të kufizuar, me një kod sjelljeje të pranuar nga palët, me forca ushtarake të identifikuara, me doktrina ushtarake të njohura) tek rreziqet e rinj (transnacionalë, gjeografikisht të përhapur, pa ligje dhe kode të pranuar, me fanatikë vështirësisht të identifikueshëm dhe me vullnetin për të vënë në përdorim të gjithë mjetet e shkatërrimit në dispozicion). Në një kontekst të tillë sfidat e shërbimeve të fshehtë do të bëheshin globale dhe metodat e tyre do të pësonin ndryshime thelbsorë. Shërbimet e fshehtë duhej që nga ky moment të interesohen për të gjithë cështjet e mëdha që mendohet se kanë ndikim në ecurinë globale (tensione demografikë, rezerva energjie dhe lëndë të para, siguria e produkteve ushqyes, ndryshime të klimës, globalizimi i ekonomisë, rishfaqja e luftërave fisnore, ndëretnike dhe fetare).
Rreziqet e rinj përfundimisht do i shtyjnë shërbimet e fshehtë drejt bashkëpunimeve në rritje për të zhvilluar komplementaritetin e nevojshëm mes mjeteve teknike të inteligjencës (satelitë, avionë) dhe faktorit njerëzor, që mbetet pavarësisht gjithckaje, kyc në luftën kundër terrorizmit. Pra, nëse rezulton një plan teknik relativisht i lehtë kalimi i informacionit nga rrjetet sovjetikë tek ata të “shteteve batakcinj”, rezulton absolutisht e pamundur të dëgjosh individë që komunikojnë përmes mesazherëve apo që mblidhen në një shpellë në anë të shkretëtirës ku nuk realizon dot asnjë lloj përgjimi. Mejithatë, është gjithmonë e mundur të kapësh mesazherin, të infiltrosh në grupet ekstremistë apo të bësh ndonjë anëtar të tyre të tradhëtojë. Pikërisht, faktori njerëzor. Një zanat që nuk njeh kriza: si për të demonstruar këtë gjë, në 2010 në Vienë, në pistën e Aeroportit Schwechat, dhjetë spiunë rusë u shkëmbyen me katër informatorë të CIA, gjë që u transmetua direkt në televizion. Jetë reale, por duket sikur lexon një prej romaneve të famshëm të Ian Flemingut. Focus
Pershtatur ne shqip nga bota.al