Kursimi i parave nuk është një detyrë edhe shumë e lehtë për t’u bërë, por është një gjë e arritshme. Personat me paga më të larta mund të arrijnë të kursejnë shumë më shumë sesa ata që kanë paga më të ulëta. Çdo individ duhet të llogarisë se sa do të shpenzojë çdo muaj, e pastaj t’i rivendosë kursimet. Njëra nga mënyrat më të mira për të kursyer mbetet hapja e llogarive bankare të kursimeve. Tashmë është e njohur që pagesa me kartë krediti është më e lehtë për të shpenzuar para, se sa mënyra e të paguarit me para në dorë, pasi që dihet saktësisht se sa para ju kanë mbetur. Që të administroni më mirë paratë tuaja, është mirë që të tregoheni kritikë në shpenzime Familjet shqiptare fenomenin e kursimit e kanë marrë më tepër si element tradicional, element që janë munduar ta vazhdojnë përvojën e prindërve. Krijohet ndjenja e kursimit dhe kjo krijohet pak nga tradita dhe pak nga mjedisi. Varet si të imponohet mjedisi, nëse është mjedis shumë turbulent, mjedis me sfida të mëdha, padyshim që shkalla e riskut është e madhe. Kur shkalla e riskut është e madhe, shkalla e kursimit është më e lartë. Është një rregull, varësisht nga burimi i financimit, rritet shkalla e riskut. Nuk është e njëjtë sikur të marrësh borxh të holla, sepse ato do t’i kursesh më shumë sesa ato para që i ke të rregullta”, – thotë pedagogu Blerim Osmanaj. Menaxhim bëhet në të gjitha fushat, në këtë rast edhe me paratë. Menaxhimi i parasë do të thotë orientim në mënyrë të vetëdijshme. Nëse është fjala për familje, është “nikorqillëk”, nëse është fjala për ndërmarrje prodhuese, është për të qenë prodhueshmëria e mirë, nëse është fjala për bankë, ka të bëjë me një raport të mirë mes të hyrave dhe të dalave.
Arkat
Nëse një individ arrin të krijojë shprehi të kursimit, ka bërë një punë të mirë. Një mënyrë tjetër për të kursyer para, ekspertët e ekonomisë e konsiderojnë edhe ndarjen e një sasie të parave në një arkë të vogël kursimi, e cila mund të mbahet në shtëpi. Vendosni qëllime kursimit, thonë ndër të tjera ekspertët e makro dhe mikroekonomisë. Nëse dëshironi të blini diçka, duhet ta dini se sa kushton ai produkt, pastaj kurseni në javë, në muaj ose në vit për të arritur qëllimin tuaj.
Nëse një produkt që dëshironi ta bësh, kushton 300 mijë lekë dhe ju këtë nuk arrini ta merrni me pagën që ju keni, atëherë filloni të kurseni 10 mijë apo më shumë lekë në ditë në arkën tuaj. Në një periudhë afatshkurtër do të shihni se si keni arritur të kurseni 300 mijë lekë. Familjet duhet t’i planifikojnë të gjitha shpenzimet mujore. Kjo ishte një këshillë e dhënë vazhdimisht nga ekspertët e mikro dhe makroekonomisë. Nëse familjet kanë qenë më të vëmendshme dhe kanë arritur të shënojnë brenda muajit të gjitha shpenzimet, tani është koha që t’i rishikojnë ato dhe të shohin se cilat nga to janë të panevojshme dhe ato të mos përsëriten më.

Llogari kursimi
Hapja e një llogarie kursimi në banka vlerësohet të jetë mënyrë e lehtë për të kursyer. Nga hapja e kësaj llogarie, mund të merrni interes më të mirë në llogaritë e kursimeve, sesa në llogaritë rrjedhëse bankare.