Ka një etje të madhe për të ditur më shumë për organizatën ekstremiste SHIIL (ISIS), e cila arriti të vërë në kontrollin e saj disa qytete të Irakut dhe duke kërcënuar edhe marrjen e Bagdadit. Me marrjen e një pjese të territorit të Irakut ata kanë shkaktuar një krizë të jashtëzakonshme refugjatësh. Vetëm nga Mosuli, brenda ditës, u larguan gjysmë milioni njerëz. Shtypi botëror ka sjellë shkrime ku këtë organizatë e paraqet shumë të rrezikshme.Se si do të shkojnë punët më tutje ka paqartësi të mëdha. Në videon që po e publikojmë shihen stërvitjet e pjesëtarëve të kësaj organizate, përgatitjet e tyre, ku përfshihen edhe stërvitje të stërforcuara dhe ekstreme./tetovanews.info
Shikoje videon: