SI NË FILMA: Me këtë fluturake pa pilot mund të filmoni skena aksioni (VIDEO)

"Hexo+ camera drone" është heksakopter robotik që do të ndjek telefonin tuaj, në fakt juve, dhe do të filmoj çdo lëvizje tuajën. Është shumë i shpejt dhe stabël dhe do të kap çdo kuadër edhe në terrenet më të vështira.

Nëse dëshironi të regjistroni momente të caktuara, siç është ngarja e biçikletës, ose surfimi nëpër dallgë, në fakt ju duhet edhe një person tjetër që do t`ju fotografonte  Megjithatë, ky problem ka mundësi të gjejë zgjidhje. Fluturakja pa pilot (dron), me emrin  "Hexo+ camera drone", do  t`ju ndjek në çdo hap duke filmuar dhe fotografuar çdo kuadër.
"Hexo+ camera drone" është heksakopter robotik që do të ndjek telefonin tuaj, në fakt juve, dhe do të filmoj çdo lëvizje tuajën. Është shumë i shpejt dhe stabël dhe do të kap çdo kuadër edhe në terrenet më të vështira.
Nëse dëshironi që të regjistroni videoklipe duke u stërvitur, duke vrapuar apo duke punuar ndonjë gjë, duhet që të ndani 499 dollarë për “Hexo+ dron”.Dhe kjo vlenë vetëm nëse keni kamerë GoPro. Nëse nuk e keni, atëherë për këtë aventurë duhet të paguani 699 dollarë.
 /tetovanews.info

Shikojeni videon: