Etna, vullkani më aktiv në Evropë, shpërtheu përsëri të dielën duke shkaktuar ngritjen në ajër të një sasie e madhe llave dhe tymi. Pamjet spektakolare janë publikuar në internet.
Për shkak të mjegullës që u krijua, aeroporti në Katani u mbyll dhe avionët u drejtuan për në aeroporte të tjera.
Shpërthimi nuk shkaktoi probleme të tjera, me përjashtim të transportit ajror.Banorët lokalë janë mësuar me shpërthimet e shpeshta të vullkanit. Etna në qershor të vitit të kaluar u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s./tetovanews.info






