SHËNIM – San Paulo kryeqyteti i fubollit nën sfondin e problemeve sociale dhe kritikave për korrupsion ndaj FIFA-s



Kanë mbetur edhe 48 orë nga fillimi i Botërorit në Brazil, San Paulo është shndërruar në kryeqytetin e futbolli me hapjen e kongresit të FIFA-s dhe sulmet e presidentit Blatter kundër shkatërruesve dhe racistëve nën sfondin e kritikave ndaj Botërorit 2022 në Katar.
“Të tregohet unitet brenda FIFA-s dhe të konfirmojmë këtë unitet, është mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur të gjithë shkatërruesve që duan të shkatërrojnë këtë institucion”, deklaroi dje shefi i FIFA-s para anëtarëve të Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC), ku bën pjesë edhe Katari.
Në fjalime të ndara nga ato të përfaqësuesëve të Konfederatës afrikane të Futbollit (CAF), Joseph Blatter kishte vlerësuar se “kritikat që godasin Katarin dhe mënyrën se si ai ksihte marrë organizimin e Kupës së botës 2022 ishin të motivuara nga racizmi”.
Sporti i parë në botë për nga numri i praktikuesve (265 milionë), futbolli ka takim në San Paulo me Brazilin, univers i pakufij, vend në zhvillim me 200 milionë banorë, i madh 14 herë sa Franca.
Para fillimit të këtij kompeticioni, do të mbahet fillimisht Kongresi i 64-t i FIFA-s, që do të hapet në fund të mesditës, 17:00 me orë lokale (20:00 GMT), nën sfondin e një fushate për presidencën dhe të polemikave që kanë të bëjnë me Botërorin 2020 në Katar.
Mbrëmja inaguruese do të shënohet nga fjalimi i Joseph Blatter. Por përfaqësuesit e 209 federtave duhet të presin të nesërmen para se të hyjnë në thellësi të çështjes.
Fillimisht, me akuzat për korrupsion që godasin mënyrën se si iu dha Katarit e drejta për realizimin e Botërorit 2022.
Një hetues i FIFA-s, Michael J. Garcia, ish-prokuror federal në Nju Jork, do të ndërhyjë për të paraqitur një raport mbi aktivitetet e Komitetit të Pavarur të Etikës, por nuk do të paraqesë rezultatet. Ai e mbylli fazën e hetimit dje, por ka marrë edhe gjashtë javë kohë për të dorëzuar raportin në dhomën e Komitetit të Pavarur Etik të Gjykimit të FIFA-s. Blatter shpreson se përfundimet e dhomës së gjykimit do të paraqiten në shtator ose në tetor.
Një temë tjetër, që nuk ishte në axhendë, është zgjedhja e presidentit të FIFA-s, që do të zhvillohet në më pak se një vit, më 29 maj 2015 në Zyrih. Shefi zvicerian i FIFA-s, 78 vjeç, në këtë post që prej vitit 1998, do të përfitojë për të shpallur kandidaturën e vet, sot në mbrëmje ose nesër gjatë hapjes së kongresit.




Ekipi i fundit në rrugë

     Michel Platini, president i UEFA-s, nga ana e tij do të presë muajin gusht për të mbajtur pozicion.
Jashtë mureve të kongresit të FIFA-s, në rrugët e brazilit, në terrenin social, situata sikur u përmirësua sot, ndërkohë që afron fillimi i kompeticionit, pas ndërprerjes dje në mbrëmje të grevës së metrosë, që kishte përhapur kaosin në megalopolin që prej 5 qershorit.
Por, shtyrja e saj mund të jetë afat shkurtër, kjo lëvizje mund të rifillojë që nga dita e enjte, dita Brazil-Kroaci, fillmi i Kupës së Botës.
Atë ditë, grevistët, që kërkojnë ripunësimin e 42 punonjësve të pushuar, do të vendosin për të ardhmen e veprimtarisë së tyre. Nëse nuk do të plotësohen kushtet, ata do të rimarrin grevën.
Pra, presioni është i fortë mbi autoritetet braziliane që duan me çdo kusht të evitojnë, në mes të zhvillimit të Botërorit dhe pesë muaj larg zgjedhjeve të përgjithshme, një rifillim të manifestimeve të një shkalle historike që kishin shoqëruar Kupën e Konfederatave në qershor 2013.
     Të dyja palët janë të angazhuara në një mundje dore, me një pikë synim, fillimin e Botërorit, të enjten më 17:00 me orë lokale (20:00 GMT).
Afrimi i këtij evenimenti është i dukshëm. Flamujtë të verdhë ari janë vendosur nëpër dritare dhe ekipet e fundit po mbërrijnë. Belgjika dhe Nigeria pritet të vijnë sot, ndërkohë që Koreja e Jugut, Gana dhe Potugalia do të vijnë nesër. Për të drejtuar vështrimin e tyre nga San Paulo./
Nga Natalia RAMOS dhe Philippe GRELARD
Përgatiti: Gent Sinani/atsh