Shakira: Viva Colombia!


Tani që Spanja e të dashurit të saj Gerad Pique është eliminuar, Shakira mund të fokusohet plotësisht tek skuadra e saj e zemrës, Kolumbia.

Dhe kështu ka ndodhur! Menjëherë pas fitores së sotme të Kolumbisë përballë Bregut të Fildishtë, duke siguruar thuajse 100% kalimin në 16-she, Shakira përshëndeti në Facebook bashkëkombasit e saj.

“¡¡¡Viva Colombia!!! Shak”- shkruan Shakira.


Ndërkaq, lojtarët në fushë festuan në stilin e kërcimit të Shakirës, shënimin e golit të dytë përballë Bregut të Fildishtë.