Fatmira Nikolli
Ai vjen për herë të parë, krejt ndryshe. I afërt, i dashur, familjar, pothuaj i prekshëm dhe mbi këto: i adhurueshëm. Fotografi bardh e zi, që kanë marrë nuancat e së verdhës nga koha, imazhe të fiksuara në vite të largëta, flokët ende të errëta, pis të zi, krehur në të djathtë, i gjatë, shpatullgjerë, me një profil tërheqës, gjithëhere serioz, me një pamje të rregullt, me ballin të naltë e shikimin tretur në tejanë. Janë vitet e rinisë, na shfaqet në vallëzim me zonjën e tij të ëmbël me një çerekbuzëqeshje, që i është përvijuar në portret. Më pas, ai është vetëm, i qeshur, i çlirët, i paqtë, pa syze, me kokën kthyer mënjanë. Ka veshur pallto të errët dhe një shall me kuadrate, që ia fshehin trupin nga të ftohët. Përtej, dy bredha kanë ngritur krye.
Ky është profesor Rexhep Qosja shumë motmote të shkuara. Sot, kur feston 78-vjetorin e lindjes (për herë të parë në Tiranë) mund të njohim anën tjetër të tij. Gazetarja Rudina Xhunga ia ka dalë mbanë ta bindë që t’i prezantohet publikut krejt tjetërqysh nga sa janë mësuar ta shohin. Sonte në mbrëmje, një dokumentar, titulluar “Rexhep Qosja, Rilindësi i kohës sonë” na zbulon njeriun që fshihet pas akademikut. Filmi mbledh së bashku rrëfime, kujtime, miq, të afërm, shpërfaq bashkëshortin, gjyshin, sjell drung-dranget e një makine shkrimi që e gjen ngado (është ajo që e lidh figurën me zërin), e ndërsa ti humbet duke kundruar portretin e tij, aty për aty të shfaqet i vëllai që rrëfen fëmijërinë e panjohur.
Qosjen pa kravatë, zor se mund ta njihni lehtë. Ka pamjen e një amerikani, me beretë në kokë, me pantallona të rehatshme, e një palë këpucë të thjeshta. Ai rrëfehet në vilën e drunjtë në Prishtinë dhe në vilën e gurtë në Vuthaj, në zyrë, me një zë të qetë, të ulët, të admirueshëm si kurrë më parë. Çfarë përmbledh dokumentari? “Janë miqtë që rrëfejnë si e kanë takuar dhe çfarë veçojnë tek ai, është fëmijëria që vjen e treguar përmes kujtimeve të vëllait, është përditshmëria që shpërfaqet përmes bisedës me nipin” thotë Rudina Xhunga për “GSH”. Ajo është e emocionuar dhe e ndjeshme, e paçka se njohja e saj me profesorin është e hershme, përgjigjet që Xhunga jep për të shuar kuriozitetin tonë, vijnë me një gjuhë të ndjerë e të kujdesshme, dhe mbi të gjitha, plot dashuri. Kur e pyet se çfarë mësoi për profesorin këto ditë, çfarë e habiti, ajo përgjigjet krejt qetësisht: “Sa i mirë që është profesori, aq i mirë sa unë nuk di ta tregoj”.
Filmi është realizuar sipas stilit anglez, autorja nuk shfaqet, por dorën e saj të padukshme e ndjen gjithkund.
“Është një dokumentar që paraqitet nga ‘Digitalb’. Kam bashkëpunuar edhe me Shtëpinë Botuese ‘Toena’, ndërsa sonte në mbrëmje janë të ftuar të gjithë ata që duan t’i urojnë gëzuar me një gotë vere, për 78 vitet e tij. Ky është aktiviteti i parë që ‘Digitalb’ organizon, pas 10-vjetorit, kur festoi dekadën që bëri shqiptarët bashkë në një platformë. Kjo është çfarë bashkon në koncept veprën e profesor Qosjes, rilindjen si rrymë e frymë dhe projektin ‘Digitalb’ si projekt me të njëjtin mentalitet, pavarësisht mjeteve, moderne dhe teknologjisë së sofistikuar, thelbi mbetet i njëjti: shqiptarët bashkë”, - na thotë Rudina. Më poshtë, mund të lexoni se si dhe pse mori jetë një dokumentar që zbulon Rexhep Qosjen e panjohur…
Përse një dokumentar mbi Rexhep Qosjen?
Sepse është një figurë e pazakontë dhe e patreguar. Ai është polemist për ide dhe personazhe, por fjalëpakë për vete. Kjo zbulohet në dokumentar, profesori që nuk njihni, bashkëshorti pas vdekjes së Shpresës, gjyshi i rrallë i Valjetit, vëllai i kujdesshëm që i sillte vëllait tjetër dhuratë nga qyteti, djali i vogël që e nisi nga Vuthaj, për t’u kthyer prapë, aty, pa e ndryshuar zemrën, 70 vjet më pas. Vij me një dokumentar për të, sepse unë e çmoj Qosjen. Unë çmoj punën e tij. Përditshmërinë e zhurmës së makinës së shkrimit, që nuk reshti në vite, në shërbim të besimit dhe dashurisë për shqipen dhe shqiptarinë. Kam vite që punoj dhe në vite kam zhvilluar dashurinë për njerëzit që më kanë bërë të dua më shumë punën time. Në televizion je gjithmonë e rrezikuar nga vetëkënaqësia, pasi duke qenë përballë publikut dhe për kohë të gjatë, nis e zhvillon dashurinë për veten. E kam imunizuar veten nga kjo, për shkak të zgjedhjeve që kam bërë. Unë zgjedh të dua punën time, jo veten time që thjesht bën punën, madje ka aq shumë fat sa bën punën që do. Dhe personazhet që më tërheqin mua janë ata që punojnë, që sjellin ndryshim, që vendosin ca rregulla, ca semaforë orientimi, me vetë qenien dhe veprën e tyre. I tillë është profesor Qosja, siç ju nuk e njihni dhe do ta takoni në dokumentar.
Profesor Rexhep Qosja, si studiues, është marrë gjatë me rilindasit, e nga ana tjetër, ai vetë konsiderohet si rilindësi i fundit. Këtu zuri fill titulli i filmit? Ku fillon dhe ku mbaron Qosja mes këtyre?
E kam titulluar rilindasi, sepse ai ngjan me çdonjërin prej personazheve të Rilindjes, që i ka kushtuar punën e një jete. Ngjan në portret, në punë, në vendosmëri, në ide, në dashuri për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ka vetëm një ndryshim prej atyre, që i rrëfen me aq pasion e përkushtim; ai ndryshe nga ata, ka qenë ngaherë në vendin e vet, nuk i ka ikur kurrë Shqipërisë dhe shqiptarëve, nuk u ka folur kurrë nga larg, por me durim dhe vendosmëri, përditë, në mënyra të ndryshme, me një qëllim: Rilindje kombëtare. Ai nuk ka bërë kurrë kompromise me besimin se shqiptarët duhet t’ia dalin, se Shqipëria është mbi të gjitha. Ka folur dhe polemizuar, pa u shqetësuar për armiqësitë dhe armiqtë, sa herë ka ndjerë të rrezikuar shqiptarinë.
Rilindës, sepse unë e pëlqej atë, përtej asaj që bën, për ndjesinë që ka për punën. Më pëlqejnë njerëzit që e duan punën, që e duan atë që bëjnë. Realisht shqiptarët kanë probleme me punën, shqiptarët po zhvillojnë dashurinë ndaj vetes dhe jemi kthyer në një vend njëshash, ku përballen egoizmat dhe jo ku përballen punët. Ne flasim e zihemi për promovimin e punës sonë, por askush nuk po flet për punën, cilësinë e saj.
Ai punon në një mënyrë të pabesueshme dhe e quan këtë normalitet. Kjo është gjëja që unë dua të përcjell.
Një tjetër dokumentar i imi, i kësaj natyre, është një dokumentar kushtuar Koço Gliozhenit, i cili nuk është promovuar për shkak se Orioni, djali i tij, është një djalë që i kushtohet punës dhe jo promovimit. Por, Koço Gliozheni mua më ka habitur, pa e njohur atë si personazh. Më ka habitur lidhja e tij me punën, sa shumë e donte ai punën. Edhe ai i përket një brezi që e donte punën. Qosja është i tillë, ashtu sikundër edhe Kristo Frashëri, të cilit unë po ashtu dua t’i kushtohem, është një njeri që e do punën në mënyrë të çmendur, vazhdon të jetojë për hir të punës. Unë i besoj dhe i falem punës, u falem këtyre njerëzve që dinë të sjellin shembuj të tillë frymëzues.
A është folur në dokumentar për Beri-shën, Kadarenë, Rugovën?
Në dokumentar është folur për Qosjen. Duke folur për të, arrin të kuptosh pse ka ngritur tonet herë-herë, çfarë e ka shtyrë dhe shumë pse të tjera. ‘Qosja është një intelektual europian’, thotë Pëllumb Xhufi në do-kumentar. Kjo e bën Qosjen, jo thjesht të ve-çantë, por të rëndësishëm. Ai flet, ai polemizon, ai përsërit, ai këmbëngul. A ka pasur ngaherë të drejtë? Koha e ndan të drejtën nga më pak e drejta, sikundër koha, puna, përkushtimi dhe konsekuenca e kanë bërë Rexhep Qosjen një autoritet moral ndër shqiptarë.
Ai njihet si polemist, por ju sillni anën tjetër të tij, pa lënë jashtë vëmendjes të shpjeguarit e natyrës së tij polemiste, i pafrikë se do krijojë armiq duke thënë atë që mendon. Pse është ai i tillë: në kërkim të së drejtës, të së vërtetës, në kundërshtim të kompromisit?
Sepse është një njeri me parime! Sepse është një autoritet moral, sepse është një njeri që beson, sepse është këmbëngulës, është njeri që i shkon deri në fund asaj që beson dhe ajo që beson është Shqipëria, Shqipëria përtej kufijve, Shqipëria e pakufij, dhe duke besuar tek Shqipëria dhe shqiptarët, ia ka kushtuar gjithçka asaj. Kjo nuk është as patetizëm e as folklorizëm, kjo është realisht ajo që ai beson.
Çfarë ju ngacmoi që ta realizoni pikërisht tani dokumentarin?
U ngacmova nga dalja e ditarëve të tij. Mua kjo mu duk si një plotësim i figurës së tij. Duke lexuar rrëfimet e tij, ndjeva dhe kuptova diçka edhe për Rexhep Qosjen që nuk njihja, ishte profesori gjithmonë i dashur, por i largët, gjithherë i pakapshëm, gjithnjë me një lloj ndjesie familjariteti të kujdesshëm. Aty ndjeva gjëra të tjera për profesorin, aty kuptova diçka përtej njeriut që ishte dhe duhet ta njihja më shumë. Andaj, kërkova të bëj një dokumentar, ku ai të më tregonte për veten. Siç do të shihet gjatë shfaqjes, nuk është e lehtë që Rexhep Qosja të flasë për veten, madje, është gati e pamundur. Ai nuk flet për veten, ai nuk ka folur asnjëherë, unë nuk e di nëse do të flasë prapë, por momentet personale në dokumentar janë të pazakonta pikërisht për këtë arsye, sepse nuk ka ndodhur më parë.
Ai rrëfen çaste të rralla, çaste të veçanta, janë të prekshme, janë emocionuese dhe përmes tyre arrin të kuptosh Rexhep Qosjen.
Në këtë dokumentar arrin të kuptosh, madje të njohësh e të shquash, përmes zërit, artikulimit, e portretit vazhdimësinë e tij. Përmes linjës së tregimit që vjen nga Vuthaj, vëllai Isa Qosja një personazh më vete (një personazh i jashtëzakonshëm i regjisë, i filmit shqiptar), tregon si në film fëmijërinë e tyre, vendin ku luanin, këngët që këndonin, dhuratat e para, që Qosja i madh i bënte Qosjes së vogël, kur kthehej në Vuthaj, rrugën e gjatë nga Vuthaj drejt Akademisë. E mbyllet sërish me Vuthajn, ku Rexhep Qosja luan, tregon, rrëfen me nipërit e tij që janë nipërit e pazakonshëm të një njeriu të pazakonshëm. Janë emocionues, janë prekës, janë një film më vete.
Unë kam punuar me këtë dhe sërish kur vjen fundi i dokumentarit, prekem, emocionohem dhe ndihem krenare që kam bërë këtë dokumentar për këtë njeri të madh të letrave, të gjuhës dhe të historisë shqiptare.
Ai, ka folur më së shumti për veprën e vet, për ato që ka botuar, për ato që ka studiuar, duke lënë jashtë vëmendjes së publikut, familjen e tij. A është bërë pjesë e filmit dokumentar njohja e tij me bashkëshorten, Shpresën, që e ka humbur para dy vitesh?
Ai nuk donte të tregonte për bashkëshorten, për Shpresën, duke qenë se kishte dashur gjithnjë ta linte jetën familjare jashtë jetës profesionale. Këmbënguli nipi, Valjeti, dhe vendosi pak, në mes të një dyzimi të tregonte edhe për të. Ata janë njohur në kohën kur kanë qenë të dy studentë në Shkollën Normale të Prishtinës, rreth viteve ‘50. Kur janë martuar, Profesori ka qenë rreth 27 vjeç.
E vërteta është se një njeri “plotësohet” kur shihet nga dy prizma. Përpos kësaj, vepra është karakteri yt, është familja jote, është fëmijët e tu, nipërit e tu: kjo është në dokumentar. Aty mund të shohësh buzëqeshjen e takimit të parë me Shpresën, në fotografitë bardhe zi të asaj kohe, por mund të ndjesh edhe mungesën e saj në shkallët e asaj vile dykatëshe, stolisur me lule.
Aty sheh edhe Valjetin, që në atë shtëpi vjen i vogël për ta rritur gjyshi, e tani sjell një jetë të re dhe tregon të gjitha kujtimet e emocionet e një makine shkrimi që vazhdon të jetë, herë në kuzhinë e herë në studio, asaj makine që është edhe lajtmotivi i këtij dokumentari.
Ju, keni shkuar në Vuthaj për të xhiruar fëmijërinë e tij. Çfarë ju bëri përshtypje aty? Si lexohej Qosja aty, krahasuar me atë që përcillte në Prishtinë?
Unë dhe stafi që punojmë për “Shqip-in” e kemi njohur në Prishtinë, në familje, kemi drekuar me të, kemi folur me të, kemi biseduar për filma, për gjëra të tjera përtej punës së tij. Kuptohet që për shkak të bisedës e shikon në një dritë tjetër njeriun që ke përballë, kur ai nuk flet më vetëm për punën. Në Vuthaj? Profesorin së pari aty e sheh me një kasketë, e sheh me shall, të veshur trashë sepse atje temperaturat janë të ulëta. Mandej e sheh të ulur në një karrige kur lexon, në oborrin e bukur të një cope parajse europiane, siç është Vuthaj, në atë vend magjik, me ato kroje, me atë histori, me atë bukuri të jashtëzakonshme, me pllaja, me kodra, një vend i rrallë të cilin nuk e tregon dot, duhet ta shohësh. E tregon kamera në dokumentar, por ti e sheh në sytë e tij, në zërin e tij, në mënyrën se si flet se sa e do atë vend nga i cili vjen, se sa i rëndësishëm është për të vendi nga ku ka ardhur dhe vendi ku kalon gjithë verën.
Aty është dashuria e madhe që e lidh me familjen e tij, familjen që është ende aty në shtëpinë e prindërve, aty ku janë akoma shumë relike të shtëpisë së vjetër të prindërve. Çdo gjë është e ruajtur aty, në ato kullat e bëra rishtas. Në mes të asaj natyre është Rexhep Qosja, që rrëfehet në vendin ku kthehet të shkruajë, ndonëse nuk është aty vendi i frymëzimit të madh, vendi real ku Qosja ka shkruar çdo fjalë.
Si është zyra e akademikut?
Ajo që më bën përshtypje më shumë në dokumentar është e pikërisht ky vend ku ai ka shkruar. Një zyrë e thjeshtë e Akademisë. Zyra që nuk ka ndryshuar kurrë, ku gjen të varur pallton e dimrit, që ai e lë aty dhe e merr dimrin që vjen. Diku në muret e saj sheh fotografinë e Naim Frashërit, e shkuar tejpërtej nga plumbat e luftës, por e ruajtur ashtu, bashkë me gjurmët e tyre. Në krye të saj, sheh një tavolinë të thjeshtë, një sobë të thjeshtë dhe kur hedh sytë përreth, kupton se vepra e tij madhështore është shkruar në mes të kësaj thjeshtësie.
Kush janë miqtë e tij që flasin për të në dokumentar?
Janë njerëz që e vlerësojnë, që e çmojnë atë profesionalisht. Janë njerëz që e njohin me vite dhe e tregojnë me vite, duke ia shpërfaqur mirë personalitetin. Flasin Pëllumb Xhufi, Paskal Milo, Edi Rama, Feride Papleka, Moikom Zeqo, etj. E tregojnë bukur profesor Qosjen dhe të ftojnë ta njohësh më tepër. Vetë ideja e dokumentarit shkon për tek njohja e tij, njohja më e thelluar e punës së profesorit, edhe pse ai vetë tenton të thotë se “unë jam vepra ime, mua më njeh duke më lexuar”.
Ju e njihni prej kohësh Rexhep Qosjen, megjithatë, çfarë ju ka habitur gjatë xhirimit të dokumentarit?
Sa i mirë është! Profesor Rexhep Qosja është një njeri kaq i mirë sa unë nuk di ta tregoj. Kur të shihni dokumentarin do më besoni, aq i mirë është ai njeri. Dhe sa i vëmendshëm është.
Pse keni zgjedhur të mos shfaqeni në kamera? Janë vetëm të tjerët që flasin, ndërsa ju jeni dora e padukshme që i mbledh të gjithë, por pa dalë kurrë në skenë. Pse?
Unë kam punuar si skenariste me një grup anglezësh që bënë dokumentarin e Dritan Hoxhës në përvjetorin e ndarjes nga jeta. Është një linjë e ngjashme që ndiqet në këtë dokumentar, ku personazhi kryesor është edhe narratori, përmes mënyrës se si historia vjen. Është Qosja në qendër të kësaj historie, e unë jam autorja që nuk dal asnjëherë. Kam dëshirë të veçoj faktin se për të bërë këtë dokumentar, nuk është vetëm “Digitalb”, nuk jam vetëm unë si autore, apo lënda e parë prof.Rexhep Qosja ekskluzivisht, për herë të parë, duke folur për veten, duke të lejuar ta njohësh, duke të hapur derën e shtëpisë, por është edhe stafi im. Unë nuk kam shumë dëshirë të flas për stafin tim të pazakontë, sepse këtu, kur flet mirë për dikë, duan të ta marrin dhe unë nuk dua të ma marrin stafin. Ata janë pak, por vlejnë shumë: postproduksion Denada Sadiku, djali që ka kamerën, Elin Kadillari dhe vajza mbas gjithçkaje, mbas çdo detaji, që është gazetarja Sonja Agostini. Më duhet të them se një bashkëpunëtor si rrallëkush ka qenë edhe Valjet Rexhepi, nipi i profesorit, që është përkushtuar pafund.