Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka publikuar një seri me videoklipe ku u bëhet thirrje duhanpirësve që ta lënë atë sa nuk është bërë vonë.
Efektive dhe emotive, këto reklama të shkurtëra do ta ndryshojnë marrëdhënien tuaj ndaj sëmundjes më të madhe të varshmërisë të njeriut modern.
Në këto video-porosi do të mund të dëgjoni dëshminë e duhanpirësve të dikurshëm që vesin e tyre të keq e paguan shumë shtrenjtë./tn